Lidhu me ne

Aktualitet

Aksidentet / Gonxhe ua hedh fajin grave në timon: Lyhen në makinë dhe mbajnë celularin në dorë…

Dy aksidente, pak javë më parë në Tiranë ku një vajzë humbi njërën këmbë dhe të premten aksin Fier-Vlorë me 4 viktima duke shuar një familje tronditën opinionin publik për sigurinë në rrugë.

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Log”, e pyeti drejtorin e Përgjithshëm të DPSHTRR, Blendi Gonxhe si shpjegohet fakti që pjesa dërrmuese e aksidenteve me pasoja të rënda kanë autorë moshat e reja me makina luksoze?

Gonxhe nuk e pranoi konstatimin e gazetarit Hoxha duke thënë se nuk mbështetet në statistika. “Perceptimi juaj, të dyja nuk janë të mbështetur në statistika. Në të gjitha parametrat deri në 24 vjeç apo 44 vjeç apo 60 vjeç, jemi më mirë se në vitin 2018, nuk po shkoj më larg.

Unë ju garantoj që perceptimi, është i drejtë ta kemi shqetësimin, por nuk qëndron. Mund të flasim për, të rinj dhe makina të fuqishme, ku na çon ky binom? Por nuk ka statistika që janë makina luksoze dhe bëjnë aksidente”, tha Gonxhe.

Drejtori i Përgjithshëm të DPSHTRR, Gonxhe kishte një kritikë për vajzat dhe zonjat në timon. “Vetësiguria fillon në atë 10 vjeçarin e parë, fillohet pihet, mbahet celulari, shoh, ka edhe zonja, vajza të nderuara që janë tërë kohën duke u lyer, me telefon në dorë. Është gati edhe arrogancë, pasi makinat e reja janë me Bluetooth dhe nuk ka nevojë më për celular në dorë.

Pasi mund t’i lidhim me Bluetooth, por në përgjithësi për fat të keq femrat e bëjnë shumë këtë gjë” tha ai. Ngjarjen e fundit të premten ku u shua një familje, Gonxhe e cilësoi “të pafalshme, që shënon të gjithë kujtesën tonë”, tha ai.

Pavarësisht kaheve politike, Gonxhe vlerësoi vendimin e Presidentit që u dha “OK” ndryshimeve të Kodit Rrugor. “Ajo që bëri presidenti ishte një punë e mirë e tij, një punë shumë e mirë, që aprovoi të gjithë paketën e Kodit Rrugor, me heshtje, nuk ka rëndësi, por që nuk e kundërshtoi” tha Gonxhe

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar15 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix17 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix17 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix17 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix17 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar17 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix18 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix18 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix18 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook