Lidhu me ne

Kryesore

“Realizohet profecia e mjekut italian”/ Gazetari Klodian Tomorri rrëfen historinë, pse Shqipëria është kthyer në një “çmendinë”

“Nuk ka për t’i rënë më dielli”/ Gazetari zbulon planin e frikshëm, çfarë do të ndodhë në Tiranë

Gazetari Klodian Tomorri ka rrëfyer një histori, në lidhje  me ish-diktatorin Enver Hoxha, i cili sikurse thuhet vite më parë ka një pësuar një krizë në në Bari të Italisë, dhe është vizituar tek një mjek italian.

Mjeku italian ndër të tjera, kishte deklaruar se Enver Hoxha ishte i treti udhëheqës shqiptar i çmendur që kishte vizituar, dhe shprehte habinë se si nuk çmendet gjithë populli shqiptar.

Por, tani sipas gazetarit profecia e mjekut italian është realizuar dhe Shqipëria është kthyer në një çmendinë të madhe.

Me pas, fati u tregua edhe me i keq me shqiptaret dhe i hodhi sa nga nje i cmendur tek tjetri. Tani me sa duket profecia e doktorit italian eshte realizuar. Shqiperia eshte kthyer ne nje cmendine te madhe.

Disa te cmendur te vrasin rruges me makine. Te tjere te vrasin ne plazh, ne lokal, ne supermarket, tek parkingu, ne pune, kudo. Keta jane rrethi i pare i te cmendurve.

Me pas vjen rrethi i dyte. Keta jane te cmendur publike me stof intelektual, te cilet analizojne cmendurine e ketyre te rrethit te pare. Keta thone se cmenduri si keto ndodhin kudo ne bote.”-shkruan ndër të tjera Klodian Tomorri.

Postimi i plotë: 

Rrathet e cmendines

Tregojne se dikur pas mbarimit të Luftës së Dytë, Shqipëria ishte ftuar të merrte pjesë në një konferencë ndërkombëtare. Delegacioni shqiptar kryesohej nga Enver Hoxha, të cilin gjatë udhëtimit, thuhet se e zënë ca kriza në Bari të Italisë. Tuk Jakova, i cili ishte i vetmi në delegacion, që dinte italisht, i sugjeron Enverit, të vizitohet te një mjek italian, që ishte dashamirës me shqiptarët.

Pasi mbaron vizitën, mjeku i thote Tuk Jakoves: Më vjen shumë keq për Shqiperine.

-Pse, e pyet Jakova.

-Ky është udhëheqësi i tretë i cmendur i Shqiperise qe kam vizituar. Nuk e di si kane qene ata me pare, por keta tre te fundit rresht qe kam vizituar kane qene te gjithe te cmendur dhe nuk e kuptoj se si populli juaj reziston akoma pa u cmendur i gjithi,- shpjegoj mjeku.

Më parë doktori italian kishte vizituar Sulejman Delvinën dhe Ahmet Zogun.

Me pas, fati u tregua edhe me i keq me shqiptaret dhe i hodhi sa nga nje i cmendur tek tjetri. Tani me sa duket profecia e doktorit italian eshte realizuar. Shqiperia eshte kthyer ne nje cmendine te madhe.

Disa te cmendur te vrasin rruges me makine. Te tjere te vrasin ne plazh, ne lokal, ne supermarket, tek parkingu, ne pune, kudo. Keta jane rrethi i pare i te cmendurve.

Me pas vjen rrethi i dyte. Keta jane te cmendur publike me stof intelektual, te cilet analizojne cmendurine e ketyre te rrethit te pare. Keta thone se cmenduri si keto ndodhin kudo ne bote. Fjala vjen, kur digjen shezllonet ne Dhermi, keta i hyjne analizes se thelle dhe gjejne se edhe ne Saint Tropez apo ne Sardenje u rrezua nje turist nga shezlloni, por nuk e dhane fare tek lajmet. Kur kercet lufta ne plazh, keta prape i hyjne analizes se thelle dhe gjejne se ne nje qytetet te Anglise ose Gjermanise shpertheu nje kapsolle. As kete nuk e dhane te lajmet.

Keta te cmendurit e rrethit te dyte u sherbejne atyre qe qendrojne ne majen e piramides se cmendines. Domethene qeveritareve. Here kundrejt shperblimit, here duke u veteofruar dhe here si investim karriere ne prespektive.

Tani, keta te majes se piramides jane te cmendurit me te rrezikshem. Keta ndajne plazhet, japin tapi per detin, vjedhin te ardhmen e femijeve te tyre, bejne ligje per te cmendur gjithe te tjeret. Dmth keta jane arkitektet e gjithe kesaj cmendine te madhe. Dhe jane aq shume te kenaqur me vepren e tyre saqe vazhdojne te cmenden gjithmone e me shume.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid: Njihuni me Aydan Nix, 23 vjeçe!

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid së fundmi kanë konfirmuar se kanë një motër 23-vjeçare, Aydan Nix. Ato zbuluan...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që i pret një verë e paharrueshme!

Vera e vitit 2025 të sjellë emocione të forta, ndryshime pozitive dhe mundësi të papritura për disa shenja të zodiakut....

Mix2 ditë më herët

Chris Hemsworth mund t’i thotë lamtumirë Thor pas “Avengers: Doomsday”!

Në vitin 2011, as fansi më optimist i filmave nuk mund t’i thoshte Chris Hemsworth se do të kishte një...

Mix2 ditë më herët

Çfaaarë?! Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid

Nuk është më sekret: Supermodelet Gigi dhe Bella Hadid kanë një motër tjetër. Ajo është 23 vjeç, quhet Aydan Nix...

Mix2 ditë më herët

A e dëmton kafeja shëndetin e zemrës? Ja çfarë thotë studimit

Konsumi i kafesë nuk shoqërohet me një rrezik në rritje të fibrilacionit atrial, i cili është forma më e zakonshme...

Kryesore2 ditë më herët

“U dërgohet të huajve”, Berisha: Në 10 qershor gati raporti përfundimtar për farsën

Brenda 10 ditësh demokratët do të kenë gati raportin përfundimtar për atë që e quajnë farsë elektorale. Këtë pohoi Sali...

Kioske2 ditë më herët

Artur Zheji: Dhimbje-vajtimet e opozitës që askush nuk i dëgjon. Tre arsyet pse PD humbi zgjedhjet

Nga Artur Zheji Një tufë e madhe të paaftësh dhe një tufë egoistësh të përçarë, kënaqen tek sodisin 80 vjeçarin...

Mix2 ditë më herët

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Jeta e pazakontë e Paulo Coelho: Nga spitali psikiatrik në sukses global si shkrimtar?

Paulo Coelho, një ndër shkrimtarët më të dashur dhe të lexuar në botë, njihet për romanet frymëzuese që kanë prekur...

Mix2 ditë më herët

Miley Cyrus sqaron nëse fustani në “Flowers” ishte apo jo një “diss” për Jennifer Lawrence

Më mirë vonë, sesa kurrë!  Pas dy vitesh, Miley Cyrus më në fund ka folur për teoritë që qarkullonin rreth...

Facebook