Lidhu me ne

Kryesore

Artur Zheji teksa bën një analizë për situatën e krimeve në vend dhe konkretisht masakrës në Velipojë, thotë se shteti ka bërë një hap prapa, duke i lënë qytetarët që t’i zgjidhin vetë konfliktet.

Artur Zheji reveals the name of the politician who could overthrow Prime  Minister Rama: 3 candidacies in front of Basha are nothing - Aktualitet

Në një intervistë për News24, Zheji numëroi tre pikat e errëta të ngjarjes në Velipojë. Shqetësimi që ai ngre është shpejtësia me të cilat gjenden armët, në momentet kur ndodhin konfliktet.

Sipas tij pas fitores së mandatit të tretë të qeverisë Rama ndihet një rrjedhje e lirë e mjaft episodeve.

“Padrejtësia buron në shkallë më të larta dhe pastaj përplasjet ndodhin në shkallë më të ulëta apo në popull, sepse populli e ha në fund. Kjo ngjarje ka tre pika të errëta.

E para si mund të gjenden armët kaq lehtë në këtë vend. Ok, konfliktet janë gjaknxehtë, ne jemi popull mesdhetar, njëra palë mund të ketë të drejtë, por nga një padrejtësi shezlongesh e territoresh plazhi të shkosh dhe të ngresh armët, kjo është një mekanizëm mendor i habitshëm. Por shpejtësia me të cilën gjenden armët kur ato duhet të kërcasin është e habitshme.

E dyta, cili është mekanizmi mendor që i jep argument vrasësit që ta zgjidhin duke derdhur gjak.

E treta, pas fitores së mandatit të tretë ndihen një rrjedhje e lirë e mjaft episodeve. Pra ndihet sikur shteti ka bërë një hap prapa dhe i ka lënë njerëzit ti zgjidhni konfliktet vetë dhe arbitrimi shtetëror të jetë gjithmonë e më i zbehtë. Nuk e di pse bëhet kjo është e qëllimshme apo jo”, u shpreh Zheji.

Ndërsa për deklaratat e ministrit të Brendshëm, Artur Zheji bëri këtë koment: “Zoti Bledi Çuçi është një ministër politik, ka një afërsi me zbulimin, shkollat specifike që janë bërë nga ministria e Brendshme kjo është gjë e mirë. Ai merr distancat sepse kuptohet që dinamika është policia në skenë. Se ka disa koka të çmendura në Velipojë dhe në vend ta zgjidhin me një gjyq, me një pleqësi, me një kafe duke hedhur ujë të ftohtë dhe jo benzinë,  vendosin të vriten, këto janë situata që janë të paralajmëruar në këtë sens që konflikti për pronën dhe pabarazia për ndarjen e aseteve në bregdet, t’ja ngarkojmë edhe këtë zotit Çuçi, ja ngarkojmë nuk është problem. Supozojmë që në ujërat territoriale vjen një anije pirate, ose një anije që është rrëmbyer dhe ata që i japin anijes janë diletantë, skafi çahet mbytet dhe vdesin 40 veta. Ka përgjegjësi ministri i Brendshëm?”

MË TEPËR

Aktualitet10 orë më herët

“Zgjedhjet ishin një farsë”, Berisha: U shkel hapur dokumenti i Kopenhagenit, Kushtetuta dhe kodi zgjedhor

Sali Berisha i quan farsë zgjedhjet e 11 majit dhe flet për ligjet ndërkombëtare e dokumentin e Kopenhagenit për zgjedhjet...

Radar11 orë më herët

“Idiotët që thonë se Joridës ja paska siguruar votat Rama, janë duke pranuar që Berisha ka ngordhur”

Gazetari Habjon Hasani ka komentuar sulmet e Adriana Kalasë, ndaj Jorida Tabakut, duke pretenduar se votat kësaj të fundit, ia...

Kryesore11 orë më herët

“Samiti në Tiranë: Kryeministri Rama dhe Përfaqësimi Dinjitoz i Shqipërisë përpara Europës”

Samiti në Tiranë ishte një ngjarje madhore, një moment që i dha Shqipërisë mundësinë për të shfaqur fuqinë e saj...

Mix12 orë më herët

Sa hapa në ditë duhen për shëndet dhe humbje peshe?

Në një botë ku teknologjia na mban shpesh ulur, një veprim sa i thjeshtë aq edhe i fuqishëm si ecja...

Mix13 orë më herët

Eiza González zyrtarizon lidhjen me Grigor Dimitrov

Eiza González dhe Grigor Dimitrov kanë zyrtarizuar së fundmi lidhjen e tyre në Instagram. Të shtunën, më 17 maj, González...

Mix13 orë më herët

Publikohen mesazhet eksplicite të Diddy dhe Cassie

Gjatë procesit gjyqësor federal ndaj Sean “Diddy” Combs për akuzat e trafikimit seksuale, janë publikuar mesazhe private dhe eksplicite mes...

Mix13 orë më herët

Tom Cruise shpreh admirimin për Ana de Armas: E jashtëzakonshme

Në mesin e shumë paraqitjeve publike së bashku gjatë muajve të fundit, aktori Tom Cruise ka folur hapur për respektin...

Mix13 orë më herët

ADHD: Çrregullimi që prek mijëra fëmijë dhe të rritur

ADHD është një çrregullim neurozhvillimor që ndikon në përqendrim, vetëkontroll dhe sjellje, duke prekur miliona fëmijë dhe të rritur në...

Sport13 orë më herët

Lamine Yamal thyen rekord!

Fenomeni i ri i futbollit spanjoll, Lamine Yamal, po lë gjurmë jo vetëm në fushën e blertë, por edhe në...

Radar14 orë më herët

Nisin sulmet ndaj Jorida Tabakut: Ia bleu votat Rama dhe oligarkët, për të poshtëruar Berishën

Jorida Tabaku dhe ilir Alimehmeti, pavarësisht se u lanë jashtë listës së mbyllur nga Sali Berisha, arritën një rezultat spektakolar...

Facebook