Radar
U kap ‘mat’ duke puthur ndihmësen, jep dorëheqjen Matt Hancock; Boris Johnson e vlerëson për kontributin
Matt Hancock dha dorëheqjen si Sekretar i Shtetit për Shëndetin në Mbretërinë e Bashkuar, pasi theu rregullat e distancimit shoqëror, pasi u kap mat duke u puthur me ndihmësen e tij më të ngushtë, Gina Coladangelo.
Ai do të zëvendësohet nga Sajid Javid, ish-kancelar, i cili tha se ishte “i nderuar që iu kërkua të shërbente si Sekretar i Shtetit për Shëndetin dhe Kujdesin Social në këtë kohë kritike”.
“Unë pres që të kontribuoj në luftën tonë kundër pandemisë dhe t’i shërbej vendit tim edhe një herë,” shtoi Javid.
Ishte “The Sun” që publikoi foto të Hancock me Coladangelo, të cilën e kishte shoqe që prej universitetit. Gazeta tha se fotot ishin të datës 6 maj, 11 ditë para përfundimit të bllokimit të Mbretërisë së Bashkuar në kuadër të pandemisë.
Kryeministri Boris Johnson tha se ai ndjente keqardhje për largimin e Hancock, ndërsa shtoi se ai “duhet të largohej nga zyra shumë krenar për atë që ka arritur – jo vetëm në përballimin e pandemisë, por edhe para se të godiste Covid-19”.
Burimi: Euronews