Lidhu me ne

Radar

Masakra me 4 viktima në Velipojë/ Anila Basha shqetësohet për Ramën

Masakra me 4 viktima në Velipojë/ Anila Basha shqetësohet për Ramën

Katër persona mbeten të vrarë mëngjesin e sotme në Velipojë dhe dy të tjerë u plagosën pas një konflikti për shezlongët.

Mes viktimave, mbeti i vrarë dhe 20 vjeçari Myzerim Zeneli. I riu i cili ishte dhe jetim, kishte vetëm një ditë që kishte filluar të punonte si kamerier në hotelin e “Gocaj”, por rezultoi që dita e parë e punës, të ishte dita e fundit e jetës së tij.

S'dinë të ndalen! Anila Basha vjedh intervistën ekskluzive të Zylfije  Haklajt për Shqiptarja.com dhe e përpunon si çdo lajm! – Ekskluzive

Megjithëse ngjarja kishte tronditur vendin, kryeministri Edi Rama e nisi ditën duke publikuar një foto të qetë nga bregdeti i Velipojës, duke mos përmendur asnjë fjalë për masakrën që ndodhi gjatë natës.

“Mirmëngjes nga Velipoja e dashur,” shkruante kreu i qeverisë krahas fotos, për ta fshirë vetëm disa minuta më pas pasi një lumë komentesh negative vërshuan në faqen e kryeministrit.

Pas qindra komenteve negative, në mbrojtje të kreut të qeverisë ka dalë gazetarja Anila Basha të cilës duket se i dhimbset më shumë kryeministri se sa 20 vjeçari që humbi jetën, edhe pse nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.

Anna Media - Anila Basha me një look të ri! | Facebook

Basha ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale, ku rreket të shpjegojë se fotoja është bërë me planifikim nga zyra e shtypit të kryeministrit një ditë më parë, dhe jo nga vetë Rama.

Gazetarja Basha e ka hallin se pse doli një postim i vendosur në kalendar nga zyrtarët e Ramës,  apo zyra e tij e propagandës, dhe jo të bilanci luftës me viktimat.

Ora News - Anila Basha sulmon Salianjin: Rama ka blerë opozitën - YouTube

‘Tragjedia e vërtetë janë pronarët e strukturave turistike me kallashe poshtë banakut e pistoleta në brez që të fusin tmerrin”, shkruan Basha, megjithëse dhe ata operatorë turistikë me kallash e pistoleta poshtë banakut janë nën hundën e policisë së shtetit dhe qeverisë Rama.

May be an image of text

MË TEPËR

Mix5 minuta më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar17 minuta më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix25 minuta më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Kioske39 minuta më herët

Tre vjet luftë dhe sanksione, ekonomia ruse mbetet e qëndrueshme dhe madje me rritje

Në një punim të përmbledhur për llogari të Institutit të Stokholmit për Paqen, Julian Cooper, vë në dukje se në tre vjet...

Aktualitet44 minuta më herët

Analisti: Nëse Rama lë pushtetin për Presidencën, do të kemi një kryeministre femër

Edi Rama Analisti Ben Andoni thotë që synimi i Ramës në të ardhmen mund të jetë një Republikë Presidenciale, ku...

Kryesore46 minuta më herët

“Voto 5!”/ Rama shpërndan foton e Chris LaCivita: Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër!

Edi Rama dhe Chris LaCivita Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një foto të Chris LaCivita, strategut amerikan që...

Radar49 minuta më herët

Shpulla ndaj Gjestit/ Ish-deputeti Eduart Ndocaj i del ‘krah’ Jozit

Reagimeve mbi skandalin e ndodhur në primen e djeshëm të “BBVA4”, ku ish-konkurrenti Jozefin Marku goditi me shuplakë Gjestin, nuk...

Mix3 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar3 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix3 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Facebook