Lidhu me ne

Temporal

Shqipëria me të ardhurat më të ulëta, por më e shtrenjta në rajon

Shqipëria ka nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë në Europë në raport me mesataren e BE, por nga ana tjetër niveli i çmimeve në vendin tonë është në nivelet më të larta Rajonale pasi i afrohen më shumë mesatares së BE-së për vitin 2020.

Ndërsa në disa artikuj si komunikimi dhe ushqimet niveli i çmimit është i krahasueshëm me Bashkimin Europian madje edhe më i lartë.

Sipas të dhënave të Eurostat, niveli i përgjithshëm i çmimeve në Shqipëri ishte sa 58 për qind e mesatares së BE-së me 2020. Maqedonia fqinjë e kishte këtë tregues 50%, Mali i Zi 57%, Bosnja 55%, Rumania 38%.

Serbia i kishte nivelin e çmimeve sa 58% e mesatares së BE-së, i njëjti nivel sa me Shqipërinë.Por në Shqipëri çmimet e ushqimeve afrohen me mesataren e Europës.

Eurostat përllogariti se më 2020 çmimet e artikujve ushqimore në Shqipëri ishin sa 83.4% e mesatares së BE-së dhe gjithashtu niveli më i lartë në Rajon.

Kjo ecuri vërtetohet edhe me konsumin e brendshëm kur 42 për qind e shpenzimeve të përgjithshme mujore të shportës së mallrave shkojnë për blerjen e ushqimeve, niveli ma i lartë në Rajon (në shtetet e tjera arrin maksimumi ne 35% në Kosovë) dhe BE (ku vetëm 13% e shpenzimeve totale shkojnë për ushqime). Gjithashtu Shqipëria është e shtrenjta në Rajon edhe për veshjet. Çmimet e tyre i afrohen mesatares së BE-së me 96.2 % më 2020.

Në shërbimet e transportit dhe të komunikimit Shqipëria është më e shtrenjta. Tarifat e komunikimit janë më të larta se mesatarja e BE-së (108%). Ndër më të lirat janë çmimet e hoteleve dhe restoranteve (45.8% e mesatares së BE) duke lënë pas vetëm Turqinë dhe Maqedoninë që i kanë më të lira.

Europa

Sipas Eurostat në vitin 2020, nivelet e çmimeve për mallrat dhe shërbimet e konsumit ndryshuan shumë në të gjithë Shtetet Anëtare të BE-së.

Danimarka kishte nivelin më të lartë sa (141% e mesatares së BE), pasuar nga Irlanda dhe Luksemburgu (të dy 136%), Suedia (130%) dhe Finlanda (126%), ndërsa nivelet më të ulëta të çmimeve u gjetën në Rumani (55% ), Bullgaria (56%) dhe Polonia (58%) e mesatares së BE-së.

Në përgjithësi, nivelet e çmimeve për mallrat dhe shërbimet e konsumit në BE ndryshonin me pothuajse në të gjithë vendet anëtare.

Në vitin 2020, diferenca e nivelit të çmimit për restorantet dhe hotelet ishte tre herë më i lartë nga ë vendi më i shtrenjtë, në atë më të lirë.

Nivelet e çmimeve varionin nga 46% të mesatares së BE në Bullgari, e ndjekur nga Rumania (53%) dhe Hungaria (56%), deri në 154% të mesatares në Danimarkë, përpara Suedisë (138%) dhe Finlandës (131%).

Alkooli dhe duhani renditen të dytët për sa i përket ndryshimit të nivelit të çmimeve, me nivelet më të ulëta të çmimeve të regjistruara në Bullgari (61%), Hungari (69%) dhe Poloni (70%) dhe më të lartat në Irlandë (187% të mesatares së BE) , e ndjekur në distancë nga Finlanda (158%), Suedia (136%) dhe Franca (133%).

Ky ndryshim i madh i çmimeve është kryesisht për shkak të ndryshimeve në taksimin e këtyre produkteve midis Shteteve Anëtare.

Ushqimi dhe pijet joalkoolike ishin më të lira në Rumani (66% të mesatares së BE) dhe Poloni (68%), ndërsa ato ishin më të shtrenjtat në Danimarkë (129% të mesatares), Luksemburg (126%) dhe Austri (125%).

Veshjet janë një grup produktesh ku çmimet ndryshonin më pak midis Shteteve Anëtare, duke filluar nga 73% e mesatares në Hungari në 130% në Danimarkë. Pajisjet personale të transportit gjithashtu regjistruan një pabarazi më të vogël të çmimeve midis Shteteve Anëtare, me Poloninë (80% të mesatares së BE) më të lirë dhe Danimarkën (137%) më të shtrenjtë.

Dallimet në çmime ishin gjithashtu të kufizuara për elektronikën e konsumit, nga 87% e mesatares në Poloni në 112% në Holandë dhe në Maltë./Monitor

MË TEPËR

Temporal16 orë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar17 orë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike19 orë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet19 orë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske20 orë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar21 orë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar21 orë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar21 orë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske2 ditë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix2 ditë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Facebook