Gatime
Kumpiri! Për të gjithë ata që i duan shumë gatimet me patate!
Kumpiri (patatja) edhe pse në forma të ngjashme gatuhet në vende të ndryshme të botës, është një produkt i kuzhinës turke.
Është një vakt i lehtë, i shëndetshëm dhe tepër i shijshëm!
Përbërësit që ju duhen për këtë recetë janë:
(Duhet njjë patate e madhe për person, receta e sotme është për dy persona, në varësi të numrit të personave mund ta shtoni edhe numrin e patateve)
- 2 Patate (të mëdha)
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 2 lugë gjelle majonezë
- 2 lugë gjelle ketchup
- ¾ e një gote uji me djathë kackavall të grirë në rende
- 1 gotë caji me misër të zier (ose konservë)
- ½ gotë uji me ullinj (fara duhet nxjerrë)
- 4-5 kastravec turshi të prerë kubik
- Kripë
- (Sipas dëshirës mund të shtoni edhe përbërës të tjerë)
Përgatitja:
- Ndizeni furrën që më parë në 200 gradë
- Pasi të keni zgjedhur dy patate me formë të rregullt, lajini mirë, thajini me letër dhe prisni të thahen plotësisht
- Patatet e thara, mbështillini me letër pjekjeje, pastaj edhe me letër alumini
- Vendosini patatet ne fund te furrës dhe sipër tyre vendosni tepsinë e furrës në mënyrë që të krijohet një hapësirë e ngushtë ne të dyja anët e patates
- Lërini të piqen për 90 minuta
- Pasi të jenë pjekur, ndajini me thikë në mes për së gjati, dhe përziejeni pjesën e brendshme të patates me kripë, gjalpë dhe djathë kackavall
- Në fund, vendoseni kumpirin në pjatë dhe hidhni mbi të përbërësit e tjerë sipas dëshirës: misrin e zier, kastravecat turshi të prerë kubik, ullinjtë, majonezën, ketchup etj.
- Kumpiri është gati!
Së shpejti do të ndajmë me ju edhe recetën e kumpirit të gatuar në tepsi.
Ju bëftë mirë!