Aktualitet
Zgjedhjet e 25 prillit, 15 drejtuesit politikë që nuk i përmbushën objektivat e Bashës
Partia Demokratike ka nisur një analizë mbi rezultatin e 25 prillit. Në formularin e shpërndarë nga Sekretari i Përgjithshëm, drejtuesit e qarqeve dhe ata lokal, duhet të krahasojnë rezultatin e 25 prillit me zgjedhjet e mëparshme.
Partia Demokratike kishte si objektiv në zgjedhjet e 25 prillit 707 mijë vota të cilat do të mund t’i siguronin një numër mandatesh që bashkë me Lëvizjen Socialiste për Integrim të qeverisnin vendin.
Megjithatë, shumica prej drejtuesve politikë nuk i përmbushën objektivat e tyre. Sipas ABC, 15 prej 19 drejtuesve politikë të PD nuk mundën të përmbushnin objektivin e votave të përcaktuar nga kryedemokrati Lulzim Basha, rezultat që më pas u reflektua edhe në numrin e mandateve që PD mori në 25 prill.
Më larg pritshmërive ka qenë drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, Helidon Bushati, pas tij në listën e personave që janë më larg objektivit të vendosur nga PD është Enkelejd Alibeaj që drejtoi demokratët në Fier, por edhe në Vlorë dhe Berat, ku drejtuan përkatësisht Bujarv Leskaj dhe Tomor Alizoti.
DREJTUESI OBJEKTIVI REZULTATI
-Xhelal Mziu 37.000 29.020
-Bujar Leskaj 40.100 32.128
-Edmond Spaho 60.455 50.479
-Edi Paloka 64.000 63.393
-Gazment Bardhi 60.000 57.878
-Enkelejd Alibeaj 79.500 64.680
-Tritan Shehu 23.500 13.971
-Flamur Hoxha 24.360 24.701
-Flamur Noka 34.200 33.056
-Grida Duma 18.300 14.064
-Mark Marku 37.000 33.998
-Helidon Bushati 63.600 47.205
-Aldo Bumçi 20.450 20.897
-Jorida Tabaku 27.700 25.696
-Alfred Rushaj 19.450 17.463
-Agron Shehaj 24.700 25.886
-Belind Këlliçi 17.800 22.827
-Albana Vokshi 22.400 22.446
-Tomorr Alizoti 33.000 23.029