Lidhu me ne

Kioske

Mandati i tretë, ai i hakmarrjes

Andi Bushati

Të gjithë naivët që deshën të besonin se konfirmimi i pushtetit pas 25 prillit do ta zbuste apo qetësonte Edi Ramën, po zhgënjehen ende pa filluar mandati i tretë. Asgjë nga premtimet e tij, pas zgjedhjeve, se do ti shtrinte dorën e bashkëpunimit atyre që nuk e kishin votuar, se do ti jepte fund sherrnajës politike 30 vjeçare, nuk po zbatohet në praktikë.

Madje, në planin konkret, po ndodh krejtësisht e kundërta. Arroganca e pushtetit është shtuar. Trimërimi për të vënë me shpatulla për muri kundërshtarët ka marrë hov. Beteja me ata që nuk i binden fermanëve të udhëheqësit po godet edhe brenda llojit.

Menjëherë pas zgjedhjeve, socialistët mblodhën urgjentisht 49 nënshkrime për të filluar procedurat për shkarkimin e presidentit Meta. Përtej përplasjes ligjore, nëse ky komision mund të ngrihej në kufirin e këtyre afateve, pra nëse kishte të drejtë kreu i shtetit që e quante anti kushtetues, apo shumica parlamentare që e konsideronte të rregullt, politikisht ai është simboli i një arrogance që mund ta ushtrojë vetëm dikush që nuk e fiton pushtetin përmes votës së lirë. Sepse të duash të zhbësh edhe të vetmin institucion që, në të mirën apo në të keqen e vet, nuk është sinkron me valën autokratike, duke përdorur për këtë një parlament me mandat të skaduar dhe duke thirrur në ndihmë sharlatanët e opozitës së re, fallcitetin e të cilëve e treguan zgjedhjet, nuk ka më nevojë për koment. Pavarësisht pretendimeve qesharake se Ilir Meta ka krisur marëdhëniet me SHBA-në, apo se ka turpëruar funksionin që e detyron të jetë mbi palët, nuk ka dyshim se çdo hap i hedhur kundër tij niset nga një filozofi revanshiste.

Jo për nga pesha, por për nga procedurat edhe më qesharake është ajo që po ndodh në Vlorë. Vetëm se nuk pranoi ti bindej urdhërit të Ramës për tu bërë pjesë e listës në betejën e 25 prillit duke dhënë dorëheqjen nga bashkia, Dritan Leli po linçohet publikisht dhe po masakrohet brenda strukturave të partisë. Asgjë nga pretendimet që thuhen, për ritmin e tij të punës, për pastrimin e qytetit, për mosmirmbajtjen e lungomares nuk qëndron. Po të ishte kështu, shefi nuk do ti kërkonte ta gradonte si deputet. Kryebashkiaku i qytetit bregdetar po ndëshkohet vetëm për një gjë, sepse theu rregullin e pashkruar, që në këtë vend gjithkush duhet ti bindet një njeriu të vetëm.

Shenjat e revanshit nuk duken vetëm në sallonet e politikës, ato kanë infektuar me sa duket edhe drejtësinë e rë.

Mund të jetë çdo gjë tjetër përpos rastësisë, fakti që SPAK dhe Prokuroria e Posatçme u shkundën menjëherë sapo votimet u mbyllën me fitoren e rilindjes. Ata nxituan të shpallnin dënimin për Adriatik Llallën, të rihapnin papritmas çështjen e Gërdecit për Fatmir Mediun, të kujtohen se në këtë vend ka ndodhur dikur edhe 21 janari. Madje gjykata Kushtetuese filoi të trajtojë njëra pas tjetrës konfliktet politike që gjendeshin prej kohësh në dosje. Dhe po të bësh një bilanc, në këtë “zgjim” të beftë të drejtësisë nuk ka asnjë çështje për vjedhjet me tendera e koncesione, asnjë njeri të akuzuar për skandalet e mëdha me PPP, pra shkurt, aty nuk shigjetohet asnjë anëtar i grupit të strukturuar të rilindjes. Zgjedhjet mbaruan dhe prokurorët e gjykatësit e institucionëve të reja u kujtuan për ata që kanë qenë në pushtet para një dekade.

Madje aq e madhe po bëhet arroganca e kontrollit të kësaj drejtësie të politizuar, sa tani nën urdhrat e pushtetit organet e vettingut po japin vendime edhe në kundërshtim me pretendimet e ndërkombëtarëve të OMN-së që deri më sot na i patën shitur si garantët e vetëm se peshorja e drejtësë së re do të qëndronte e ekuilibruar.

Kësaj mendësie moniste nuk i shpëtuan as KAS dhe më pas kolegji zgjedhor që hodhën poshtë me përbuzje çdo hetim për blerjen e votës që mund të kriste imazhin e vitrinës së fitores së Ramës. Edhe milionat marramendëse të parave të rindërtimt të dhëna në javët e fundit para zgjedhjeve, edhe ato të ndihmës sociale edhe punësimet masive të militantëve do të varrosen të pa hetuara. Në këtë vend nuk funksionon asnjë mekanizëm i pavarur nga pushteti që të arrijë ti’u kumtojë shqipëtarëve të vërtetën.

Në këtë kontekst, deklaratat e Ramës se do ti shtrijë dorën gjithë qytetarëve në një festë bashkëpunimi për Shqipërinë e nesërme, duke i dhënë fund gërmërreve të së shkuarës, tingëllojnë, sa mashtruese po aq edhe pa kuptim.

Jo vetëm sepse faktet e mësipërme, që po i shohim me sy përditë, vërtetojnë të kundërtën. Por edhe për një arsye të dytë që ka të bëjë me thelbin e gjësë. Pasi çdokush që nuk e fiton mandatin në mënyrë demokratike, nuk e ka, as luksin, as mundësinë ta ushtrojë atë me tolerancë. Nëse e ndan mendjen të sundosh si pakicë, e vetmja rrugë është të godasësh ata që nuk e pranojnë këtë diktat.

Prandaj, përtej propagandës dhe fjalëve të bukura të mitingjeve pas fitores, mandati i tretë do të jetë ai i shtimit të arrogancës dhe revanshit. Dhe për këdo që nuk bindet, pse jo dhe ai i hakmarrjes.  /Lapsi.al

MË TEPËR

Aktualitet3 orë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar4 orë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar8 orë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore8 orë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore1 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar1 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix1 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix1 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet1 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook