Radar
“Është fitore!” Në Turqi, gruaja kërcen e feston me daulle ndarjen nga burri (Video)
Një grua në Adana të Turqisë ka festuar divorcin e saj me gëzim të madh. Ajo ka organizuar në festë në lagjen e saj, ku ka marrë tupanë dhe surle, ndërsa shihet duke kërcyer nën ritmin e muzikës.
Bëhet fjala për Çilem Ülkerler, 42 vjeç, e cila ishte e martuar prej 18 vitesh me O.T.
42-vjeçarja ka arritur të fitoi betejën ligjore ndaj ish-bashkëshortit, që zgjati më pak se dy vite. Çifti ka edhe dy fëmijë nga kjo martesë, që mori fund pas 18 vitesh.
Lajmin e divorcit ajo e ka cilësuar si fitore, dhe e ka festuar me tupanë e surle, ku fqinjët ndiqnin nga afër atmosferën e krijuar në lagje.
“Si nusja vallëzon nën tingujt e tupanëve dhe surleve, unë po e bëj të njëjtën gjë pasi jam shkurorëzuar”, ka thënë Ulkerler për mediat turke.
E disa prej arsyeve që çuan gruan nga Turqia drejt divorcit, ishin problemet e shumta ekonomike dhe dhuna nga ish-bashkëshorti, që i ka lënë edhe trauma të mëdha.