Lidhu me ne

Kioske

Non grata dhe “po vjen shtatori” – festa e socialistëve intelektualë

Alfred Peza: Kurrë nuk ka qenë Kryeministri Rama më pranë mandatit të tretë  se sa tani

Tema e Berishës non grata dhe të tjerëve pas tij, duket të jetë si buka e darkës së fundit për socialistët intelektualë të Shqipërisë. Sepse të tillë ka ende, intelektualë socialistë Jo. Dhe kjo meriton vëmendje. Alfred Peza, një socialist intelektual, shkruan sot një opinion që është thashethemuar më parë nga të tjerë: Lulzim Bashës i është kërkuar nga amerikanët që të pastrojë partinë nga Sali Berisha.

Deri dje Lulzim Basha i ankohej ndërkombëtarëve, njerëzve e bashkëpunëtorëve më të afërt e besnikë, këshilltarëve dhe analistëve pranë tij se nuk mund të bënte dot një opozitë kontruktive, sepse nuk e linin Sali Berisha e Ilir Meta. Nuk mund të dilte kundër djegies së mandateve të deputetëve, sepse kështu kishte urdhëruar Sali Berisha. Nuk mund të futej dot në zgjedhjet lokale, sepse kështu kishte dashur Ilir Meta, që i çdekretoi ato.

Por tani që Sali Berisha është i gozhduar në kryqin politik të listës së zezë së SHBA dhe Ilir Meta i shkarkuar si Presidenti i Republikës, për Lulzim Bashën nuk pi më ujë asnjë justifikim. Asnjë alibi. Asnjë gënjeshtër. Asnjë sajesë. Asnjë truk. Sepse e ka si kurrë më parë, të gjithë lëndinën politike të opozitës, të hapur. Bosh. Të pa zënë nga askush. Vetëm për veten.

Ndaj pasi u ribë Kryetar, Lulzim Bashës i duhet të bëhet, edhe lider. Por lider nuk bëhesh dot as me votime formale brenda partisë dhe as me dekret hyjnor, por vetëm me akte personale. Nëse nuk ia del deri në shtator por vijon sërisht të qahet, qurravitet e zvarritet, e sigurtë është se pas Sali Berishës dhe Ilir Metës, radha për të hapur krahun do jetë e Lulzim Bashës! E për këtë mjafton një “non grata”…

shkruan Peza ndër të tjera.

Sa e dashur  duhet të jetë kjo e vërtetë politike ditore: të kujton ato dekretet informale të ish-ambasadorëve sovjetikë që caktonin jetën dhe vdekjen e politikës në Tiranë. Mesazherët e kësaj të vërtete patjetër që duhet të jenë të lumtur përderisa çuçurisin gjëra me rëndësi, muhabete nga “brenda”, që sepse të japin iluzionin se je edhe vetë i rëndësishëm.

Mirëpo kjo lapërdhi mediatike bie ndesh me normën morale të një soc-intelektuali si z. Peza, përderisa nevoja për pastrim të politikës është në të njëjtën valë dhe gjerësi si ajo që kërkon reforma në drejtësi: tërësore. Pse atëherë pastrimi I politikës nga dekreti amerikan prek vetëm PD-në dhe viktimën më fatkeqe të saj, Lulzim Bashën të cilit sot I kërkohet Pazar për bashkëqeverisjen duke e yshtur me antiamerikanizmin e tij të paqenë?

Del pas Zgjedhjeve në publik Rama, Alfred Peza ka postuar foton: Ky është  kryeministri i mandatit të tretë – Online

Një intelektual, qoftë ky edhe Soc, aq më tepër ish-gazetar që pati probleme ligjore me deklarim pasurie- kuptohet tërësisht legjitime dhe me djersë – duhet të ngrejë pyetjen, të hapë parantezën, nëse këto mandate që vijnë nga Amerika, duhet të prekin edhe PS-në. Partinë e llurbës së korrupsionit. Pra nëse ne shohim që Berishës i erdhi letra nga SHBA, normalisht do pyesim: Po Edi Ramës, Taulant Ballës, Damian Gjiknurit, Belinda Ballukut, e të tjerëve pas tyre, do duhet t’u vijë një letër e tillë? Sepse ne jetojmë në një vend që n aka bërë të kuptojmë se përgjegjësia, politike, administrative dhe penale, buron nga politika, që merr vendime nga më asburdet. Si atëherë të pranojmë këtë gjyq asimetrik moral të nxitur nga një letër bakalli e dikujt në Amerikë, për të kanalizuar procese virtuale pastrimi që as kanë të bëjnë me interesin tonë?

Alfred Peza për Ramën: Nuk gjykohet për veshjet, është ekstravagant - Tv  Klan

Në fakt pyetja as nuk duhet shtruar, pasi Fred Pezat me shokë veprojnë në keqbesim: përsërisin idenë se Berishën nuk e do Amerika, se pas tij e ka radhën Basha për të kënaqur zhaurimën politike të këtij vendi, pasi nëse nesër do ketë ndonjë pa radhë, opinioni do piqet sipas rrethanave. Nuk ka kohë kush të mendojë vetë dhe të hapë belara kot më kot. Mendimtari që është mendimtar, një krah e mban. E kur nuk ka një krah, ai me një parti do bëhet.

s.zaim / Respublica

Deri tani e pengonte “njolla e çekut 1 milion”, zbulohet Super Posti që do  të marrë Alfred Peza – Korrieri.net

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar13 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix15 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix15 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix15 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix15 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar15 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix15 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix16 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix16 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook