Lidhu me ne

Kryesore

Largimi i 1 mijë specializantëve nga puna, Adriatik Lapaj: Po u thonë jetoni me frymën e shenjtë


– Largimi i një mijë mjekëve specializantë nga vendet e tyre të punës, një vit pasi kontribuuan në spitale gjatë periudhës së pandemisë ka sjellë reagime të shumta në rrjet. Një prej tyre, është bërë nga avokati Adriatik Lapaj, i cili e konsideron një poshtërsi këtë vendim të marrë nga vetë Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Në një status në Facebook, Lapaj kërkon që kjo gjë të kthehet në kauzë deri sa të marrë zgjidhje, pasi këta mjekë specializantë janë hedhur në rrugë dhe u është thënë që të jetojnë me frymën e shenjtë. Madje Lapaj vetëofrohet t’i përfaqësojë këta mjekë në gjykatë.

Reagimi i plotë: 1000 mjekë specializantë po i heqin nga puna si mjekë familje. Specializimi zgjat 4-5 vite në varësi të degës. Po ju thonë jetoni me frymën e shenjtë. Në çdo vend normal mjeku, polici, magjistrati gjatë kohës së specializimit paguhet pa shkuar në punë (mjafton që shkojnë në shkollë), këtu mirë që si paguajnë, por i heqin dhe nga puna. Estradë. P.s vetofrohem t’i përfaqësojë këta 1000 mjekë në shesh dhe në gjykatë. P.p.s Ftoj të gjithë gazetarët dhe mediat ta kthejnë në kazus këtë poshtërsi deri sa të marrë zgjidhje.

1 mijë mjekë specializantë, të cilët u punësuan në sektorin publik të shëndetësisë gjatë periudhës së pandemisë dhe luftuan mbi një vit në spitalet COVID, kanë mbetur pa punë. Vendimin e ka lëshuar Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, ku theksohet ndërprerja e kontratës së punësimit me mjekët specializantë, pas kërkesës së bërë nga Ministria e Shëndetësisë.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook