Lidhu me ne

Kritike

Krimbat / Nga Edmond Tupja

Nga Edmond Tupe

Nuk ka pikë dyshimi se krimbat ei krimit kanë hyrë tashmë thellë në trungun e krupshëm të shtetit shterpë shqiptar duke e zhvleftësuar kështu, ndër të tjera, procesin e dekriminalizimit të administratës së tij, çka  e dëshmoi këto ditët e fundit edhe fakti që kryetari i bashkisë së Mallakastrës paska qenë dënuar në Greqi dhe ia paska fshehur këtë partisë e zgjedhësve të vet. Populli ynë ka një proverb lidhur me mollën kur thotë se “molla e kuqe mund ta ketë krimbin brenda”, mirëpo aktualisht shumëkush mund të shtojë duke buzëqeshur hidhtas: “Por molla mavi duket se është krimbur e tëra!”. Me shumë gjasë këtë e provon gjithashtu përplasja e Ramës të përjetshëm në pushtet me kryetarin e përkohshëm në bashkinë e Vlorës, gjë që – dashur, padashur – hedh një hije të rëndë dyshimi edhe mbi bashkitë e qyteteve të tjera, pse jo, sidomos po të kemi parasysh si u zhvillluan zgjedhjet e fundit vendore, sepse, siç dihet, ato vetëm zgjedhje nuk qenë ngaqë nuk pati garë, çka i kujtoi shumëkujt zgjedhjet që zhvilloheshin në kohën e diktaturës hoxhiste.

Tek marr shkas nga përplasja Rama-Leli, diçka më thotë se, për t’i shkuar deri në fund dekriminalizimit të aparatit të tij shtetëror, kryeministrit të përjetshëm Rama do t’i duhej detyrimisht të verifikonte ndershmërinë dhe transparencën e çdo kryebashkiaku apo kryekomunari duke bërë një tour perandorik serioz në të gjitha qarqet e vendit, sepse, ku i dihet, strukturat e pushtetit vendor mund të kenë zënë të tëra, kush më shumë e  kush më pak, krimba të natyrave të ndryshme, pra, jo vetëm krimba të krimit. Gjithsesi, e thënë në parantezë, krimbat e korrupsionit, që janë njëkohësisht edhe krimba krimi, nuk duket se e shqetësojnë fort kryeministrin e përjetshëm Rama, madje as SHBA-të, as BE-në, të cilat nuk u shqetësuan thuajse fare as nga masakra elektor(h)ale e 25 prillit.

Nga ana tjetër, kryeministri i përjetshëm Rama i ka bërë mirë llogaritë: Ai nuk ka përse të verifikojë praninë  e krimbave të specieve të ndryshme në partinë e tij, qofshin këta të vegjël sa oksiuret, disi më të mëdhenj, pra sa askaridet, apo të gjatë sa shiritat. Jo, aspak, këta krimba, ç’është e vërteta, jetojnë në simbiozë me çdo anëtare e çdo anëtar të partisë së tij, simbiozë kjo e pranueshme, me sa duket, edhe për ndërkombëtarët që vijnë në Shqipëri, sepse, në fund të fundit, e mira  ka nevojë për të keqen ngaqë afirmohet e lartësohet vetëm duke luftuar pareshtur pikërisht të keqen! Rrjedhimisht e për pasojë të pashmangshme, po t’i këqyrnim me gjakftohtësi të gjitha llojet e krimbave kriminalë që gëlojnë në gjirin e shtetit dhe, përherë e më tepër, në atë të shoqërisë shqiptare, ndoshta nuk do të vononim të ndërronim – fillimisht sadopak, mandej pjesërisht e së fundi kryekëput – mendim lidhur me krimbat në fjalë dhe me pasojat e veprimtarisë së tyre në jetën e në ndërgjegjen tonë shoqërore. Po, po, do të nisnim ta relativizonim rrezikshmërinë e tyre, madje do t’i konsideronim si kundërshtarë të nevojshëm, më saktë të domosdoshëm, të cilët, me ekzistencën e tyre, do të na dhuronin bujarisht jo vetëm lezet, kripë, shije, charme e glamour, por gjithashtu, sidomos e veçanërisht adrenalinë, do të na bënin, pra, të kalonim nga surpriza në surprizë, të hidheshim nga orgazma në orgazmë, të deheshim, dridheshim e shkriheshim si krimba të lumtur në ekstazë parajsore!

Së fundi, po marr guximin t’u kërkoj sinqerisht ndjesë zonjave dhe zotërinjve, të cilët po më lexojnë në këtë çast, për ndryshimin gradual të qëndrimit tim ndaj krimbave të disallojshëm që mizërojnë rreth e qark nesh duke u njohur këtyre cilësi e merita të lavdërueshme, të cilat po na zbukurojnë jetën, po na ngrenë në qiell moralin, po na japin forcë shpirtërore dhe besim të patundur në të ardhmen e ndritur që na pret nën udhëheqjen e kryeministrit Rama, të përjetshmit tonë, kombëtar e ndërkombëtar, në pushtet. E paçim e na rroftë sa malet (me “m” kjo fjalë e fundit, aspak me ndonjë shkronjë tjetër)!/panorama.al

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix22 orë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar22 orë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar22 orë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore22 orë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar23 orë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix24 orë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook