Lidhu me ne

Temporal

Nikoll Lesi “lëpihet” pas Ramës/ Iku Meta, s’ka më opozitë

Nikoll Lesi “lëpihet” pas Ramës/ Iku Meta, s’ka më opozitë

Gazetari Nikoll Lesi, ai që dikur “merrte shpatën” dhe mbronte opozitën, tashmë është kthyer hapur kundër kësaj të fundit, për më tepër duke mos kursyer edhe lajkat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në disa shkrime të publikuara së fundi në gazetën “Koha Jonë”, Lesi ka mbajtur qëndrime mjaft të forta kundër opozitës.

Në një shkrim të datës 8 qershor, Lesi dilte kundër opozitës, dhe “ledhatonte” Ramën.

 Edhe pse opozita pretendon se zgjedhjet ja vodhi Edi Rama, në editorialin e Lesit, shkruhet se opozita i humbi zgjedhjet.

Po ashtu ai shkruante se Rama kërkon të rrijë në pushtet deri në 2030.

25 prilli iku, ndërkohë Edi Rama do rrijë edhe katër vite prapë në pushtet. Ai synon të përçajë opozitën ose ta miklojë me minipushtet që rrijë vetë deri në vitin 2030.”-shkruante gazeta e Nikoll Lesit.

Edhe pse, Lesi shprehte zhgënjimin pse Meta nuk e dekoroi gazetën e tij në 30-vjetorin e krijimit, Lesi e “drodhi” sërish, dhe u pajtua me Ilir Metën.

Në një video-editorial të publikuar në Koha Jonë, në 9 qershor, ditën që Kuvendi do të shkarkonte Metën, për këtë të fundit, Lesi thurte lavde dhe e bënte “hero”.

Më tej, nuk janë kursyer kritikat e forta për opozitën edhe në disa shkrime të tjera, ndërsa në një shkrim të publikuar dy ditë më parë, në gazetën e Lesit, opozita sulmohej ashpër.

Mesa duket, për Nikoll Lesin, tani që “iku” Meta, nuk ka më opozitë.

Në shkrimin e publikuar ndër të tjera thuhet se opozita do rrijë edhe katër vjet të tjera pa pushtet, derisa të tretet nga pak e përditë, ndërsa shton se me këtë opozitë Rama rrezikon të rrijë ne pushtet deri në 2030.

Ajo nuk është bashkë, siç ishte para 25 prillit dhe kur na bënin spektakle gjoja “përbashkimi” dhe “solidariteti” për të mposhtur Edi Ramën.

Kjo opozitë bënte bë e rrufe se do ta rrëzonte pushtetin mafioz të Edi Ramës me çdo kusht e çdo mënyrë, por faktet që po dalin përditë na rrënqethin pasi pikërisht kjo opozitë ditën fliste kundër oligarkëve dhe koncensionëve, ndërsa natën takonte pikërisht këta oligarkë, duke iu premtuar se koncensionet do vazhdojnë, por duan “pjesën e tyre”, siç ia jepnin Rilindjes. Por Rama ua mori zgjedhjet, prapë. Dhe rreziku mbetet se prapë e prapë do ti marrë zgjedhjet dhe do mbretërojë deri nga viti 2030.”-shkruan gazeta e Nikoll Lesit.

Më tej, në shkrim thuhet se “Ça është kjo Opozitë e përçarë, e çoroditur, pa strategji, pa motiv, pa kurajo, pa forcë përballje dhe që tërheq zvarrë popullin opozitar me iluzione të kota se gjoja “Edi Rama i ka ditët e numëruara”!?

Por, për t’i vënë “kapakun” lajkave ndaj kryeministrit Edi Rama, sot në gazetën e Nikoll Lesit, është publikuar një shkrim ku në qendër të tij është bashkëshortja e kryeministrit, Zonja Linda Rama. Shkrimi përmbyllet me fjalinë se “Linda Rama ka zgjedhur pozicionin e kujdesshëm të një bashkëshorteje, por duke mbetur në thelb intelektualja e dikurshme dhe profesore e ekonomisë.”

MË TEPËR

Mix57 minuta më herët

Simptomat që mund të jenë shenja të hershme të diabetit

Shumë njerëz që zhvillojnë diabet të tipit 2 nuk e dinë këtë derisa të bëjnë një analizë gjaku ose derisa...

Mix58 minuta më herët

Tensioni i lartë i gjakut shkatërron shëndetin në heshtje

Me sa duket i padukshëm, tensioni i gjakut mund të jetë një tregues kyç i shëndetit tonë. Kur është brenda...

Mix1 orë më herët

Jennifer Lawrence: Depresioni pas lindjes të izolon

Për rolin e saj të ri në filmin “Die, My Love” të Lynne Ramsay (“We Need to Talk About Kevin”)...

Mix1 orë më herët

Kush është Johannes Pietsch

Johannes Pietsch fituesi i Eurovision 2025, i njohur dhe me emrin e artit JJ, ka lindur më 29 prill 2001....

Radar1 orë më herët

Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për rezultatin e zgjedhjeve dhe të...

Mix1 orë më herët

Si te pastroni veshkat tuaja me majdanoz dhe limon

A keni probleme me urinimin e keq? Inflamacion? Djegie gjatë urinimit? A urinoni shpesh gjatë pauzave? A keni gurë në...

Kritike1 orë më herët

Media që turren drejt kronikës së zezë vetëm që të marrin klikime!

Në radion “Europa e Lirë” është botuar një shkrim që u bën thirrje njerëzve të medias, të mos turren drejt...

Mix1 orë më herët

Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq

Trupi juaj ka nevojë për kolesterol, në mënyrë që të ndërtojë qelizat e shëndetshme. Megjithatë, nivelet e larta të kolesterolit...

Mix1 orë më herët

Nga antioksidant në antibakterial, pse mjalti është një superushqim

Mjalti mbetet gjithmonë superushqimi ynë. Sot, më 20 maj festohet Dita Botërore e Bletëve, e themeluar në vitin 2017 nga...

Mix1 orë më herët

Dua Lipa kalon Taylor Swift, shpallet artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024

Ka ndodhur një ndryshim i madh në fronin e transmetimeve muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. Dua Lipa ka mposhtur në...

Facebook