Lidhu me ne

Temporal

Për shumë kohë krah Netanyahut, kush është Naftali Bennett, milioneri hebre që do të drejtojë Izraelin

Naftali Bennett, i cili është betuar të dielën si kryeministër i ri i Izraelit, mishëron shumë prej kundërthënieve që definojnë kombin 73 vjet të vjetër.

Ai është hebre fetar, që ka bërë milionat në sektorin kryesisht laik të teknologjisë, kampion i zgjerimit të vendbanimeve izraelite, por që jeton në një lagje në Tel Aviv dhe ish-aleat i Benjamin Netanyahut, që ka bashkëpunuar me partitë e qendrës dhe ato të krahut të majtë për t’i dhënë fund udhëheqësisë 12-vjeçare të këtij të fundit, transmeton agjencia e lajmeve Associated Press.

Partia e tij ultranacionaliste, Yamina ka fituar vetëm shtatë ulëse në parlamentin me 120 të tilla në zgjedhjet e muajit mars – të katërtat në vetëm dy vjet.

Mirëpo, duke refuzuar që të ofrohet me Netanyahun apo kundërshtarët e tij, Bennett e ka pozicionuar veten si lojtar kryesor. Edhe pasi një anëtar i partisë së tij nacionaliste fetare e ka braktisuar atë për të protestuar marrëveshjen e re të koalicionit, ai ka përfunduar me kurorë në kokë.

Ultranacionalist me koalicion të moderuar

Bennett e ka pozicionuar veten për kohë të gjatë krah Netanyahut. Mirëpo, ai tani do të kufizohet nga koalicioni i tij me shumicë të thjeshtë në parlament që përbëhet nga partitë e të djathtës, të majtës dhe qendrës.

Ai kundërshton pavarësinë e palestinezëve dhe mbështet fuqishëm vendbanimet hebreje në Bregun Perëndimor në Jerusalemin lindor, të cilin palestinezët dhe një pjesë e mirë e komunitetit ndërkombëtar, e konsiderojnë si pengesë të madhe për paqe.

Bennett ka kritikuar ashpër Netanyahun pasi ky i fundit, sa ka qenë kryeministër, është pajtuar për të ngadalësuar shpejtësinë e ndërtimit të vendbanimeve nën presion e ish-presidentit amerikan, Barack Obama, i cili ka tentuar, por ka dështuar të jetësojë një proces të paqes gjatë mandatit të parë si president i SHBA-së.

Ai ka shërbyer shkurt si kryetar i Këshillit për vendbanime në Bregun Perëndimor, Yesha, para se të hynte në parlament më 2013. Bennett ka shërbyer më vonë si ministër në kabinetin e Ministrisë për Çështje të Diasporës, Edukimit dhe Mbrojtjes, në disa qeveri të udhëhequra nga Netanyahu.

“Ai është lider i krahut të djathtë, pjesëtar i linjës së ashpër të sigurisë, mirëpo në të njëjtën kohë edhe pragmatik”, ka thënë Yohanan Plesner, udhëheqës i Institutit të Izraelit për Demokraci, që ka njohur Bennettin për dekada dhe ka shërbyer me të në ushtri.

Ai pret që Bennett të angazhohet me fraksione tjera për të gjetur “një faktor të përbashkët”, teksa tenton të fitojë përkrahje dhe legjitimitet si lider i kombit.

Rivaliteti me Netanyahun

Bennett, 49-vjeçar është baba i katër fëmijëve, ndjek linjën e ashpër sikurse Netanyahu sa i përket Lindjes së Mesme, mirëpo të dy kanë pasur marrëdhënie të tensionuara përgjatë viteve.

Bennett ka shërbyer si shef i stafit të Netanyahut për dy vjet, mirëpo të dy kanë ndarë rrugët pas një misteri që mediat izraelite e kanë lidhur me gruan e Netanyahut, Sara, e cila ka ndikim tejet të madh në rrethin e ngushtë të burrit të saj.

Bennett ka nisur fushatën si politikan i krahut të djathtë para zgjedhjeve të muajit mars dhe është zotuar para televizionit kombëtar, duke thënë se nuk do ta lejonte kurrë Yair Lapid, rivalin kryesor të Netanyahut, që të bëhej kryeministër.

Mirëpo kur është bërë e qartë se Netanyahu nuk mund të formonte koalicionin qeverisës, kjo ka qenë pikërisht ajo që ka bërë Bennett, duke u pajtuar që të shërbejë si kryeministër për dy vjet, para se t’ia dorëzojë mandatin Lapid, i cili konsiderohet arkitekt i koalicionit të ri.

Mbështetësit e Netanyahut e kanë shpallur Bennettin si tradhtar, duke thënë se ai ka mashtruar votuesit.

Bennett ka mbrojtur vendimin e tij, duke e konsideruar pragmatik, me qëllim të bashkimit të shtetit dhe anashkalimit të raundit të pesë të zgjedhjeve.

Ndyshim gjeneratash

Bennett, hebre ortodoks modern, do të jetë kryeministri i parë i Izraelit që vendos vazhdimisht kapelën, e cila karakterizon hebrenjtë. Ai jeton në lagjen Raanana të Tel Avivit.

Ai ka nisur jetën në Haifa, me prindër të lindur në Shtetet e Bashkuara, dhe më pas ka kaluar kohën me familjen mes Amerikës Veriore dhe Izraelit, ka kryer shërbimin ushtarak, ka kryer studimet për çështje ligjore dhe ka punuar në sektorin privat.

Përgjatë kësaj kohe, ai e krijuar një imazh për veten si zyrtar modern, fetar dhe nacionalist.

Pas shërbimit në njësitin elitë Sayeret Matkal, Bennett ka kryer studimet për çështje ligjore në Universitetin e Hebrenjve.

Më 1999, ai ka bashkudhëhequr një kompani softuerike Cyota, e cila i është shitur kompanisë amerikane në fushën e sigurisë RSA për 145 milionë dollarë më 2005.

Bennett ka thënë se përvoja e keqe e luftës së vitit 2006 në mes të Izraelit dhe grupit militant Hezbollah e ka shtyrë atë në politikë. Lufta e gjatë për disa muaj nuk ka pasur ndonjë përfundim dhe udhëheqësia e asaj kohe është kritikuar ashpër.

Bennett përfaqëson gjeneratën e tretë të liderëve izraelitë, pas themeluesve të shtetit dhe gjeneratës së Netanyahut, e cila ka ardhur në pah gjatë viteve të tensionuara, të shënuara me luftëra të përsëritura me shtetet arabe.

“Ai është izraelit i versionit 3.0”, ka thënë Anshel Pfeffer, kolumnist për gazetën e krahu të majtë Haaretz.

“Një nacionalist hebre, por jo në të vërtetë dogmatik. Pak fetar, por jo i devotshëm.

Njeri i ushtrisë që preferon jetën civile urbane dhe ndërmarrës që nuk synon të bëjë miliona.

Mbështetës i Tokës së Madhe të Izraelit, por jo banor i zonës së vendbanimeve të zgjeruara. Dhe mund të mos jetë as politikan për kohë të gjatë po ashtu”./REL

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix18 orë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar18 orë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar18 orë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore19 orë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar19 orë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix20 orë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix20 orë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix20 orë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix21 orë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook