Sport
Largoi Coca-Cola-n në konferencën për shtyp, videoja e Cristiano Ronaldos bëhet virale

Një video e Cristiano Ronaldo në konferencën për shtyp në në prag të sfidës Portugali – Hungari është bërë virale gjithandej.
“Cristiano Ronaldo urren Coca Cola-n”, është titulli që mban kjo video, e cila është shpërndarë gjithandej.
Para se të niste konferenca për shtyp, sulmuesi i Juves bëri një veprim të pazakontë para syve të të gjithëve.
Ndërsa po akomodohej në vendin e tij, sapo u ul në tavolinë, CR7 largoi prej saj dy shishet e Coca-Cola-s që ishin vendosur për reklamë. Ronaldo ka preferuar të tregojë shishen e ujit, duke dhënë një mesazh të qartë për të gjithë, që të konsumojnë ujë dhe jo Coca-Cola. Ky është konsideruar si një veprim i guximshëm i portugezit, duke injoruar një nga sponsorat e EURO 2020.