Mix
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez fotografohen duke u puthur

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë fotografuar së bashku duku u puthur, duke konfirmuar kështu ribashkimin.
Lopez 51-vjeçe dhe Affleck 48-vjeç, dukeshin të “çmendur” për njëri-tjetrin në darkën e ditëlindjes së motrës së këngëtares.
Në foto Lopez shihet mjaft e përfshirë me Affleck, ndërsa nuk mungojnë përkëdheljet plot dashuri për njëri-tjetrin.

Në darkën e ditëlindjes ishin gjithashtu dhe ish-burri i saj Marc Anthony dhe dy fëmijët e tyre.
Nuk është befasi që Affleck i bashkohet familjes së Lopez, pasi më herët është raportuar se ai ka miratimin e nënës së këngëtares.
Burimi: Page Six
