Lidhu me ne

Radar

Kuriozitete të çuditshme rreth ngjarjeve të famshme nga historia

Historia përmban shumë gjëra, gjithçka që kanë bërë njerëzit. Megjithatë ne njohim kryesisht vetëm pikat kryesore. Dhe duke parë vetëm këto të fundit, ne nuk dimë disa nga kuriozitetet më interesante të shumë ngjarjeve mbi të cilat mund të keni dëgjuar, siç vërtetohet nga faktet e mëposhtme që nuk janë njohuri të zakonshme edhe pse me të vërtetë na pëlqen t’u tregojmë atyre njerëzve.

Revolucioni Francez

Kur shpërtheu revolucioni,Luigji XVI dhe Maria Antoneta u arratisën nga pallati dhe u përpoqën të linin fshehurazi Francën. Por një postier i njohu ata, dhe dyshimet e tij i konfirmoi duke krahasuar fytyrën e mbretit me atë që ishte vizatuar në kartëmonedha.

“Vdekja” e çuditshme mbretit britanik Xhorxhi V

Mbreti i Britanisë Xhorxh V vdiq për shkak të një eutanazie jo vullnetare. Stafi i tij donte që vdekja e tij të përbënte lajm në gazetat e mëngjesit dhe jo ato të mbrëmjes, kështu që ata e përshpejtuan vdekjen e tij me anë të ilaçeve, pa pëlqimin e tij.

Rekordi që u la në hije nga Titaniku

Harriet Kuimbi mendoi se do të bënte histori, duke qenë pilotja e parë femër që kalonte me avion Kanalin Anglez. Por ajo duhet të kishte zgjedhur një ditë më të mirë. Me Titanikun e sapo-fundosur, askush nuk u interesua aspak për fluturimin e saj.

Projekti Manhatan

Shkencëtarët që krijuan bombën bërthamore, nuk ishin aq të shkëlqyer kur bëhej fjalë për standardet e sigurisë. Një ditë nga punonjësit aksidentalisht gëlltiti plutoniumin e tyre të çmuar. Ata ia hapën barkun, dhe e rimorën plutoniumin.

Lufta e Parë Botërore

Kur nisi lufta, dy miq pijetarë, komandanti britanik Edmund Roades dhe kapiteni gjerman Bernd, u gjendën në anët e kundërta. Roades qëlloi një moment drejt llogores Bernd, ky pranoi të dorëzohej dhe të dy iu rikthyen menjëherë të pirit.

Traktati i Brest-Litovskut

Rusia doli nga Lufta e Parë Botërore në marsin e vitit 1918. Kur nënshkruan traktatin e paqes, palët donin praninë e një fshatari për arsye simbolike. Kështu ata morën një djalë të ri që po kalonte rastësisht në rrugë, dhe e ulën në mesin e familjes mbretërore. Kur e pyetën nëse dëshironte verë të kuqe apo të bardhë, ai u përgjigj:“Dua atë që është më e forta!”.

Ngritja e komunizmit

Kur Stalini dhe Mao u takuan me njëri-tjetrin në vitin 1949, shërbimi sekret sovjetik ndërhyri në kanalizimet e ujërave të zeza në shtëpinë e Maos, në mënyrë që të mblidhte çdo jashtëqitjet e tij për t’i analizuar më pas dhe mësuar se nga çfarë sëmundjesh mund të vuante ai.

Antanta Miqësore

Në vitin 1904, Anglia dhe Franca nënshkruan një marrëveshje që i dha fund një konflikti mijëra vjeçar midis tyre. Anglezët u nxitën ta bëjnë këtë pasi mbreti Eduardi VII donte të frekuentonte bordellot franceze.

Lëvizja për të Drejtat Civile

Kur nisi lëvizja, psikiatrit në SHBA nisën që t’i diagnostikonin shumë më shpesh burrat zezakë me sëmundjen e skizofrenisë. Dhe në atë kohë skizofrenia nënkuptonte burgosjen e detyrueshme të tyre.

Reforma Protestante

Pse u martua Martin Luteri? Për shkak se 12 murgesha u arratisën nga një manastir dhe udhëheqësja e tyre këmbënguli të martohej me Luterin, me gjithë pretendimet e këtij të fundit se nuk do të martohej kurrë.

Sulmet gjermane dhe elefanti

Autoritetet në Belfast të Irlandës së Veriut u përpoqën që të vrisnin të gjitha kafshët e rrezikshme në kopshtin zoologjik të qytetit, duke parashikuar se një bombardim nga gjermanët do t’i linte ato të lira duke shkaktuar kaos. Një nga rojet e kopshtit zoologjik  fshehu një elefant, duke e shpëtuar atë. Elefanti jetoi edhe 20 vjet të tjera.

Fushata e Afrikës së Veriut

Të dy palët ndërluftuese lanë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhjetëra miliona mina tokësore në shkretëtirën e Afrikës së Veriut. Klima e zonës i ruajti ato aq mirë, sa që disa vite më parë ISIS gërmonte në fushat e minuara për t’u marrë atyre eksplozivin.

Rrethimi i Leningradit

Rusët iu kthyen kanibalizmit gjatë rrethimit të gjatë të Leningradit nga gjermanët. Por ai nuk ishte vetëm një rast i njerëzve që gatuanin dhe hanin të vdekurit. Bandat e kanibalëve endeshin nëpër rrugë, dhe policia vuri re dy lloje kanibalizmi:jo vetëm ngrënie kufomash por edhe “lyudoyedstvo” (ngrënien e atyre që tentonin të arratiseshin).

Uragani Katrina

Një nga efektet më pak të njohura të Katrina:Më shumë se 1.000 arkivole dolën nga varret e tyre. Ato përfunduan shumë larg varrimit, duke e bërë të vështirë identifikimin e tyre. Më vonë Nju Orlinsi miratoi një ligj të ri që detyroi vendosjen e emrit edhe në arkivole.

Burimi i lajmit: https://www.cracked.com/article_30471_55-strange-facts-about-famous-events-from-history.html

MË TEPËR

Radar19 orë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore2 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet2 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske2 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar2 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix2 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar2 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike3 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix3 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook