Lidhu me ne

Kryesore

“Ai ka punuar, por janë gjëra politike”, zbardhet audiopërgjimi si u stis gjyqi publik ndaj Dritan Lelit

“Ai ka punuar, por janë gjëra politike”, zbardhet

Një këshilltar i bashkisë Vlorë, i cili nuk pranon të identifikohet me emër, e pranon publikisht se kërkesa e firmosur për përballjen me Dritan Lelin ka qenë instruktim politik.

Në një audiopërgjim të publikuar nga FaxNews, këshilltari e pranon hapur se përballja e iniciuar mes Këshillit Bashkiak të Vlorës dhe Dritan Lelit është një kërkesë e formuar nga Partia Socialiste për t’i bërë gjyqin publik kryebashkiakut që nuk iu bind urdhrave të kryeministrit Rama.

Në bisedë, këshilltari thekson se ata kanë qenë të detyruar të firmosin shkresën që u ka ardhur megjithëse mendojnë se Dritan Leli ka punuar.

Më vjen keq, se ai (Dritan Leli), ka punuar, por këto janë gjëra politike”, dëgjohet të thotë ndër të tjera këshilltari.

Biseda e plotë e këshilltari me një bashkëbisedues tjetër (Audiopërgjimi):

Këshilltari: Ti sikur s’e di, këto janë gjëra politike dhe ne nuk duhet të ndërhymë në këto. Ne na e dhanë, lexoje për të firmosur, duhet firmosur dhe kaq!

Bashkëbiseduesi: Kush e kishte bërë apo…?

Këshilltari: E kupton ti tani! Tani ti e kupton si është situata që ata e bëjnë për ta hequr atë.

Më vjen shumë keq s’doja të firmosja, unë me … kemi debatuar, por s’kemi ç’a bëjmë. Ata tani do marrin, domethënë do bëhet një mbledhje kshu shpejt e shpejt, mund të bëhet dhe të premten nuk e di s’na kanë dhënë asnjë informacoion.

Bashkëbiseduesi: Edhe ç’a duan të bëjnë? Të bëjnë këtë si tip gjyqi publik?

Këshilltari: S’e di! Ne kemi debatuar nuk donim të firmosnim!

Bashkëbiseduesi: Ma merr mendja, afër mendjes është që të mos firmosni.

Këshilltari: Ai po punon nuk ka se s’ka punuar. Punët e këtyre si rrjedhin nuk e dim, po s’kemi ç’a të bëjmë në këto kushte jemi, ata i kanë gjërat politike. Ne s’kemi ç’a të bëjmë!

Bashkëbiseduesi: E kuptoj

Këshilltari: Kështu ne na vunë ato letrat përpara, kundërshtuam për t’i firmosur. Do bëhet dhe do jetë dhe kryeministri në mbledhje me 22 këshilltarët

Bashkëbiseduesi: Do vi dhe vetë Rama?

Po po do vi dhe Rama e kishim në letra. Përderisa e kishim të shkruar do jetë dhe do jetë urgjente. 

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook