Mix
Si të krijoni me makeup ‘lifted look’ si Bella Hadid
Trajtimi “fox-eyes” (sytë si dhelpër) u popullarizua nga Bella Hadid, një procedurë kirurgjikale që njihet si blefaroplastikë dhe arrihet duke hequr një pjesë të vogël lëkure për të ngritur cepin e syrit dhe për të zvogëluar shfaqjen e vijave dhe rrudhave.
Para
Pas
Në pamje e tillë, e njohur si “lifted look”, mund të arrihet thjesht duke përdorur makeup. Si fillim niseni duke vendosur laps të bardhë te pjesa e poshtme e syrit.
Pas kësaj, bëni penelin e famshëm “cat eye” në pjesën e sipërme dhe sigurohuni që të krijoni një vizë që duket sikur tërheq syrin.
Më voni, vendosni tonin e syve dhe sfumojeni mirë. Në fund, kushtojini vëmendjen e duhur rimelit.
Përqendrohuni te qerpikët afër cepit të syrit dhe tërhiqini në të njëjtin drejtim me penelin e zi.