Lidhu me ne

Gatime

Si të përgatisim çaj finoku ?

Çaji me farat e finokut/ Arsyet pse duhet ta provoni menjëherë

Finoku ka një shije unike dhe e gjithë bima, nga rrënja tek lulet , mund të përdoret në gatim. Farat zakonisht thahen për t’u përdorur si erëza ose për t’u bërë çaj.

Çaji i finokut është një pije e cila preferohet të konsumohet pas darkës, sepse mund të ndihmojë me tretjen. Por gjithashtu mund t’ju ndihmojë për të humbur peshë dhe në përmirësimin e prodhimit të qumështit të gjirit. Më poshtë keni disa nga arsyet se pse duhet ta provoni këtë çaj dhe pse jo ta bëni pjesë të regjimit tuaj ushqimor.

Ndihmon Në Ushqyerjen Me Gji
Ky çaj mund të jetë një shtesë e dobishme për prindërit dhe foshnjet e uritura. Ai përmban një fitoestrogjen të quajtur anetol, i cili mund të ndihmojë në rritjen e prodhimit të qumështit të gjirit dhe të rezultojë në rritje të peshës tek foshnjet.

Ndihmon Për Të Humbur Peshë
Një studim i vitit 2015, zbuloi se njerëzit që konsumonin çaj me finok para vaktit, raportuan se kishin më pak uri, konsumonin më pak ushqim dhe ndiheshin më të ngopur sesa ata që nuk e përdornin këtë lloj çaji. Pra, konsumimi i këtij çaji mund të jetë një mënyrë e shkëlqyeshme për të mbajtur larg urinë dhe si pasojë mund të reduktojë peshën.

Ndihmon Me Tretjen
Çaji me këro fara përdoret rregullisht për të ndihmuar me tretjen e ushqimit. Ka edhe disa prova që çaji me finok me të vërtetë që mund t’ju ndihmojë në rast se vuani nga kapsllëku, veçanërisht në situata të vështira si pas operacionit.

Ka Efekt Qetësues Tek Foshnjet
Çaji me farat e finokut mund të ndihmojë për të qetësuar foshnjat nga dhimbja e barkut, e cila shoqërohet nga e qara. Shkaku i saktë i dhimbjeve të barkut nuk dihet, por mund të jetë për shkak të problemeve të vogla dhe përbërësit aktivë tek finoku mund të ndihmojnë për ti qetësuar foshnjet. Por bisedoni me pediatrin e foshnjës tuaj para se të filloni të shtoni këtë çaj në shishet e tyre. Foshnjet kanë stomak jashtëzakonisht të ndjeshëm, të paktën në muajt e parë .

Si Ta Përgatisni Çajin me Farat e Finokut
Ju mund të blini çaj me finok në dyqan, në formën e qeseve të çajit ose pluhurit, por mund ta përgatisni edhe nga farat e finokut. Nëse jeni duke përdorur farat e finokut, do të duhet t’i shtypni ato para se të bëni çaj, në mënyrë që farat të çlirojnë vetitë e tyre shëruese. Për të përgatiur këtë çaj, mjafton të shtoni një lugë gjelle me farat e shtypura të finokut në një enë me ujë të valuar dhe t’i lini për disa minuta para se ta konsumoni./AgroWeb

Lëngu Magjik i Finokut – Si ta Përgatisni Kurën Për Tretjen e Mirë

nga AgroWeb

Një zhardhok mesatar (sa një grusht) do të gjenerojë deri në 120 mililitra lëng. Ky racion mjafton për të marrë sasi të nevojshme ushqyesish nga finoku. Foto:Flickr

Lëngu i finokut është i pasur me vlera ushqimore dhe është përdorur kryesisht në vendet e Mesdheut dhe së fundmi edhe në Shqipëri, jo vetëm si përbërës ushqimor por edhe si kurë mjekësore

Kjo bimë e famshme lufton bakteret dhe forcon sistemin imunitar. Për më tepër, të dhënat shkencore sugjerojnë se finoku ndihmon kundër anemisë dhe mostretjes.

Lëngu i finokut kombinohet mjaft mirë me lëngje të frutave dhe perimeve të tjera dhe shija e spikatur i jep nuanca thuajse ekzotike çdo lëngu tjetër.

Finokun mund ta gjeni në çdo treg të Shqipërisë, por periudha më e mirë për ta blerë është gjatë verës dhe vjeshtës.

Servirja

Në varësi të madhësisë së shtrydhëses, ju do të keni mundësi ta shtrydhni zhardhokun të plotë ose ta copëtoni.

Një zhardhok mesatar (sa një grusht) do të gjenerojë deri në 120 mililitra lëng. Ky racion mjafton për të marrë sasi të nevojshme ushqyesish nga finoku.

Lëngun e finokut mund ta pini të plotë ose ta përzieni më lëngje të tjera.

Kombinimet më të famshme përfshijnë ato me mollë dhe xhenxhefil, karrotë dhe panxhar, kastravec, limon jeshil dhe mjaltë, portokall dhe selino ose me çdo lloj fruti dhe perime tjetër që ju pëlqen.

Lëngu i finokut është një bazë ideale për lëngjet e plota të frutave dhe perimeve, ndaj atë mund ta shtoni në mikser së bashku me lëngun e portokallit, luleshtrydhet dhe bananet për të prodhuar një lëng fantastik dhe të freskët.

Lëngu i Finokut, Mollës, Karrotës dhe Xhenxhefilit

Përbërësit për 2 persona
360 ml ose një gotë e gjysmë lëng molle
1 lugë gjelle me lëng limoni
1 portokall i qëruar dhe i ndarë në gjysmë
1 lugë gjelle me xhenxhefil të freskët
2 karrota të ndara në gjysmë
90 gramë ose një filxhan çaji finok të prerë në copa
1 mollë, të qëruar, pastruar nga farat dhe të ndarë në copa të vogla
260 gramë me kubikë akulli

Udhëzimet
Hidhini të gjithë përbërësit në mikser dhe përzijeni deri sa lëngu të jetë i njëtrajtshëm, një deri dy minuta dhe pijeni të freskët.

Mund ta ruani per pak ditë në frigorifer, nëse bëni sasi më të madhe/AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix13 orë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar13 orë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar13 orë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore13 orë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar14 orë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix15 orë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix15 orë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix15 orë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix15 orë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook