Lidhu me ne

Letersi

Ese / “… Ç’është liria? – FAIK KONICA

Faik Konica - Wikipedia

FAIK KONICA
“… Ç’është liria? – Më mbetet pakë kohë akoma. Dua të marr shpatën, t’u çanj kokën gomarëve, edhe, në vënt të tmerit, të kllas këtë: ç’është liria?

Të mos të kisha nisur këtë fletën (vaftë në djall!) s’do të humbja kokën time të mësonj gomarëve ç’është liria? Dy muaj janë që u nis kio punë dhe që tani jam lodhur nga shkaku i gomarëve. Më mirë të shesë pleh njeriu se të nis punë për shqiptarët.

Janë nj’a 50 shqipëtarë që kuptojnë ç’është liria: ata nukë më shkrojtin gomarërira. Se dinë që ësht’ i lirë njeriu të thotë si e ka në funt të shpirtit. Po të tjerët janë gomarë, dhe, si të shtyp 12 numëra; mbas fjalës që dhaçë, a e dini ç’kam për të bërë?

Qibarët le të mbyllin veshët: kam niet të vete të shes mut, në vend që të mbanj të përkohëshmen; më mirë të shesë mut njeriu, se të shkrojë për shqipëtarët. Gomarëve pra le të përpiqem akoma njëherë t’u mbush kokën me këtë: Ç’është liria?

Liria është të mundet njeriu: 1) të besojë ç’i do zëmbëra; 2) të thotë ç’i do zëmbëra; 3) të shkrojë ç’i do zëmbëra; 4) të bëjë ç’i do zëmbëra, veç ato që janë kundrë lirisë tjatëri njeriu.
Shqipëtarët më të shumtë janë shpirtrobër.

Unë thom: “Ata janë të lirë të kenë fe, janë të lirë të thonë që kanë fe, janë të lirë të shkrojnë që feja ësht’ e mirë, janë të lirë të bëjnë ç’urdhëron feja”. Dhe kur më dërgojnë artikëlla për të lëvduar ferat, i shtyp (i botoj) se s’kam të drejtë t’u pres lirinë e fjalës.

Po kur unë shkronj që më vjen për të vjellur për çdo fe, ata shpirtrobërit më thëresin: “S’të lëshojmë lirinë të shaç ferat!” S’më lëshoni të shaj ferat? Por unë, shpirtrobër, pse u lëshonj lirinë t’i lëvdoni ferat? A kini, në mos fillosofi, pakëzë mënt për të kuptuar që fjala juaj është fjalë gomari?

Vëllezër shqipëtarë! Mjaft vojti e gjora Shqipëri jetën e kurmit, duhet dhe ajo të nisjë tani të rrojë jetën e mëndes (La vie intellectuelle). Jeta e mëndes është të hapim të tërë zëmbërat t’ona, të flasim vëllezërisht njëri kundër fjalët tjatërit, të kuvëndojmë si njerëzit e qytetëruar qi mlidhen të lëftojnë me fjalë për ideat e tyre.

Mos besoni se kshu do të largonemi njëri-tjatërit! Përkundrë, do të qasemi më shumë, se do të njihemi më mirë, s’do të kemi mendime të fshehura, dhe do të kuptojmë që të tërë jemi të lidhurë me dy lidhje të arta: dëshërimi i Vërtetës e dëshërimi i Shqipërisë.

Për të qënë e mirë e përkohëshmja (gazeta), duhet të jetë si Pazar, – nji Pazar ku gjenden njerëz të pasur, njerëz të varfër, gra, burra, djem, të krishterë, muslimanë, të pafe, të tërë tok, dhe, duke kuvënduar, miren vesh për mbrothësin’ e punërave të tyre.
“Albania”, 1897

MË TEPËR

Temporal6 orë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar7 orë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike9 orë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet9 orë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske10 orë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar10 orë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar10 orë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar10 orë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske1 ditë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix1 ditë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Facebook