Lidhu me ne

Temporal

Burimet financiare për frymë më 2020, cilat janë bashkitë me nivelin më të ulët dhe më të lartin

Burimet financiare për frymë më 2020, cilat janë

Burimet financiare totale në dispozicion të bashkive për vitin 2020 regjistruan një vlerë prej 90.9 miliardë lekë, në rritje me rreth 11.6% krahasuar me një vit më parë, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, të publikuara në kuadër të projektit “Financat Lokale”, i financuar nga SECO (Sekretariati për Kooperimin Ekonomik i Qeverisë Zvicerane.

Burimet financiare përfshijnë të ardhurat që mbledhin vetë bashkitë nga taksat dhe tarifat si dhe transfertat e kushtëzuara dhe të pakushtëzuara nga buxheti qendror. Këto para bashkitë më pas i shpenzojnë për nevojat e tyre administrative (paga e shpenzimeve të tjera korente) si dhe për investime kapitale e të tjera (arsim, çerdhet etj).

Bashkitë e Peqinit, Shkodrës, Shijakut dhe Vaut të Dejës rezultuan me nivelin me të ulët te të ardhurave për frymë, ndërsa në të kundërt Bashkitë e Dropullit, Himarës, Kolonjës, Finiqit, Këlcyrës dhe Libohovës kishin burimet financiare më të larta për frymë të popullsisë.

Në vitin 2020 burimet totale financiare për frymë në Bashkinë e Dropullit ishin 95,459 lekë me një rritje gati 50 për qind në raport me vitin 2029, e ndjekur nga Bashkia e Himarës me 77,180 për frymë, Kolonja me 64,479 lekë për frymë.

Në të kundërt bashkia e Peqinit kishte 10,458 lekë burimet financiare totale për frymë në vitin 2020 me një rënie me 2 për qind ën raport me vitin 2019. Bashkia e Shkodrës e kishte këtë tregues 12,278 lekë, e dyta me nivelin më të ulët të burimeve financiare për frymë. Bashkia e Shijakut ishte e treta ndër 61 bashkitë me burime të ulëta financiare me vetëm 12,519 lekë për frymë (shih grafikun bashkëngjitur.

Të dhënat zyrtare tregojnë se, gjatë vitit 2020 rritja më e madhe vjetore e burimeve financiare u vu re në bashkinë e Finiqit me 104%, në bashkitë e Kolonjës 61%, Kurbinit 59%, Dropullit 50%, Rrogozhinës 47%.
Në të kundërt burimet financiare për frymë në vitin 2020 në krahasim me 2019 pësuan rënien më të madhe në Bashkinë e Vorës me 44%, Vaut të dejës më 37%, Konispolit 27%, Fushë Arrësit me 21%, Patosit 19%, Memaliajit 18.8%, Tropojës 16.7%, Shkodrës 15.8% (Shih grafikun bashkëngjitur).

Nëse nga totali i burimeve financiare do të përjashtoheshin ato kategori të konsideruara me destinacion (transferta të kushtëzuara), të ardhurat mbi të cilat bashkitë ushtrojnë autoritet dhe kanë të drejta vendimmarrjeje shënuan një vlerë prej rreth 52 miliardë lekë, në rritje me rreth 0.2% në terma vjetorë.

Zhvillimet në kahun rënës në të ardhurat nga burimet e veta vendore kontribuuan negativisht në ecurinë e përgjithshme të burimeve financiare totale në vitin 2020. Për vitin 2021, kjo kategori të ardhurash paraqet paqartësi më të larta krahasuar me kategoritë e tjera (transfertat ndërqeveritare).

Burimet financiare mbi të cilat bashkitë kanë liri relative përdorimi në fund të vitit 2020 përfaqësuan rreth 57.2% të burimeve financiare totale dhe përfshijnë: të ardhurat nga burimet e veta (26.6%), të ardhura nga transferta e pakushtëzuar dhe sektoriale37 (28.1%) dhe të ardhurat nga taksa të ndara (2.5%). Transfertat e kushtëzuara rritën me rreth 6.5 pikë përqindje peshën e tyre në totalin e burimeve financiare të bashkive në fund të vitit 2020.

Në vitin 2020, kahu i zhvillimeve në ecurinë e burimeve financiare të bashkive u përcaktua gjerësisht prej zgjerimi të shënuar në të hyrat nga transfertat e kushtëzuara të cilat kontribuuan me rreth 11.5 pikë përqindjeje në rritjen vjetore të burimeve financiare.

Ky zë vlerësohet do të ndikojë pozitivisht në rritjen e burimeve financiare të bashkive edhe përgjatë gjysmës së parë të vitit 2021 (rritja e pagesës së ndihmës ekonomike dhe të paaftësisë). Në të njëjtin drejtim, edhe pse në masë më të vogël (1.1 pikë përqindje), kontribuuan edhe të hyrat nga transferta e pakushtëzuar dhe ajo sektoriale./Monitor

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Aktualitet7 minuta më herët

Shanset për t’u bërë deputet, 2 mijë kandidatë për 48 vendet e mbetura

2046 kandidatë në zgjedhjet e 11 majit, për 140 vende në parlament, 92 vende të “blinduara” nga PD dhe PS...

Mix21 minuta më herët

Forcon kockat dhe shpejton tretjen! Ja 5 arsye pse duhet të hani domate çdo ditë

Domatet janë më shumë se thjesht një shtesë dekorative për sallatat apo sanduiçet tuaja; kjo perime e lëngshme ka përfitime...

Radar30 minuta më herët

Arsimi i dobët në Shqipëri do mbajë peng dy gjenerata

Shqipëria renditet ndër vendet me cilësinë më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe në Azinë Qendrore, rajonin...

Mix38 minuta më herët

Ellen Pompeo nuk e lejon vajzën të shikojë “Grey’s Anatomy” për shkak të të brendshmeve

Ellen Pompeo nuk e lejon vajzën e saj të vogël të shikojë “Grey’s Anatomy”. Aktorja u shfaq në një episod të...

Mix46 minuta më herët

Mund të ketë efekte negative: Ç’duhet të dini për vajin e rozmarinës

Rozmarina është një nga bimët më të njohura në botë, me një mori përdorimesh në sektorët e shëndetit dhe bukurisë....

Radar49 minuta më herët

Çfarë dihet deri tani për tragjedinë me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut është tronditur nga një tragjedi e rëndë, pas një zjarri shkatërrues në diskotekën “Pulse” në qytetin e...

Mix53 minuta më herët

Robert Berisha ‘i fiksuar’ me pamjen: Isha ndër të parët që bëra botox (Foto)

Robert Berisha, i njohur për ‘sinqeritetin e tepruar’ ishte i ftuar në emisionin “Weekend”, ku ndër të tjera foli edhe...

Radar1 orë më herët

VIDEO: Na ktheni këta të “vjetrit”

Blendi Fevziu bëri një emision këtë të hënë me kandidatët e rinj, që garojnë për t’u bërë deputetë në 11...

Radar2 orë më herët

Kandidatja për deputete: Lotët e qytetarëve për Tom Doshin më bënë t’i bashkohem

Burbuqe Islami, është një prej kandidateve për deputete në zgjedhjet e 11 majit. Ajo kandidon në Tiranë, për partinë e...

Radar2 orë më herët

Tronditet “Shqipëria Madhështore” – Selami Jenisheri braktis koalicionin e Berishës

Selami Jenishehri, një nga aleatët e Sali Berishës në koalicionin “Shqipëria Madhështore”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN...

Facebook