Lidhu me ne

Radar

9 vendet e BE-së që po nxjerrin certifikata vaksinimi

Të gjithë ata që janë vaksinuar kundër Coronas së shpejti mund ta regjistrojnë këtë në një çertifikatë digjitale vaksinimi: nga e hëna e ardhshme, farmacitë, ndër të tjera, do të nxjerrin certifikatën e vaksinimit.   

Dëshmia digjitale për vaksinimin kundër koronavirusit do të mundësohet që nesër në Gjermani. Një zëdhënës i Ministrisë Federale të Shëndetësisë tha se çertifikata digjitale e vaksinimit do të jetë integrohet hap pas hapi në aplikacionet e celularëve inteligjentë.

Shumë farmaci në të gjithë Gjermaninë do të kenë për herë të parë mundësinë të nxjerrin dëshmi digjitale të vaksinimit të plotë kundër Coronas. Këtë e njoftoi të martën Bashkimi Federal i Shoqatave të Farmacistëve Gjermanë.

Në të ardhmen, do të jetë e mundur që dëshmia digjitale të jepet drejtpërdrejt në klinika mjekësore ose qendra vaksinimi dhe më pas të përdoret përmes celularëve inteligjentë. Do të jenë të mundura edhe lëshimet e mëvonshme të dëshmisë digjitale – për shembull te mjekët dhe farmacitë. Sipas Ministrisë Federale të Shëndetësisë, aplikacioni shoqërues i quajtur CovPass – i zhvilluar nga Instituti Robert Koch dhe IBM – do të jetë i disponueshëm paraprakisht në dyqanet e aplikacioneve.

Çertifikata digjitale e vaksinimit mund të integrohet gjithashtu në aplikacionin paralajmërues për Coronan. Zhvilluesit e aplikacionit gjurmues të virusit publikuan versionin aktual 2.3.2 në dyqanet e aplikacioneve të Apple dhe Google të mërkurën në mbrëmje. Sidoqoftë, mund të duhen disa orë që përditësimi të jetë i dukshëm për të gjithë përdoruesit. Përveç kësaj, çertifikata e vaksinimit do të jepet e dorëzuar edhe në letër.

Certifikata digjitale e vaksinimit: dëshmia skanohet me aplikacionin CovPass

Në Gjermani, që nga fundi i majit, po bëhen teste në terren me dëshminë digjitale në disa qendra vaksinimi. Testohet nëse qytetarët mund të skanojnë dëshminë pas vaksinimit me një aplikacion. Kjo pastaj mund të kontrollohet në të gjithë Evropën – për shembull kur udhëton. Certifikata dixhitale e vaksinimit nuk ka për qëllim të zëvendësojë broshurën aktuale të verdhë të vaksinimit, por ta plotësojë atë.

Negociatorët e vendeve anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian, më në fund, ranë dakord rreth dy javë më parë për këtë certifikatë vaksinimi me kod QR. Shumica e eurodeputetëve kanë votuar tashmë në favor të dëshmisë dhe vendet anëtare duan të miratojnë përfundimisht marrëveshjen deri në fund të javës. Në të gjithë Evropën  certifikata digjitale e vaksinimit do të hyjë në përdorim më 1 korrik.

Aktualisht, shtetet anëtare po krijojnë zgjidhje për certifikatën në nivel kombëtar, të cilat më pas do të ndërlidhen përmes platformës së BE-së. Për mbajtësit e certifikatës, shtetet anëtare duhet të heqin dorë nga detyrimet për karantinë dhe testim, me kusht që situata epidemiologjike ta lejojë këtë. Vendet e BE mund të licensojnë në këtë proces edhe vaksina për përdorim nacional, të cilat nuk janë miratuar ende në BE.

Platforma elektronike për verifikimin në mbarë Evropën të çertifikatave të vaksinimit do të nisë më 1 korrik dhe do të përmbajë përveç informacionit për vaksinimet, edhe informacione në lidhje me testimet ose infektimet e kaluara. Shtetet anëtare tashmë mund të nxjerrin çertifikata – si Gjermania nga e hëna e ardhshme.

Nëntë vende të BE tashmë po nxjerrin certifikata vaksinimi

Tetë vende të tjera anëtare gjithashtu po nxjerrin çertifikatën e vaksinimit të BE, sipas një zëdhënësi të Komisionit. Këto shtete janë Bullgaria, Danimarka, Greqia, Kroacia, Lituania, Polonia, Spanja dhe Republika Çeke.

Më shumë se një milion qytetarë në Bashkimin Evropian kanë ndërkohë një çertifikatë digjitale të vaksinimit, tha të martën Komisioneri i Drejtësisë i BE, Didier Reynders. Çertifikata digjitale e vaksinimit do të “bëjë më të lehtë për qytetarët e BE-së që të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore të lirisë së lëvizjes”dhe është një “mjet praktik” për të mundësuar udhëtime të sigurta në verë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix18 minuta më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix20 minuta më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix34 minuta më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore39 minuta më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar1 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix18 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix18 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix20 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Mix21 orë më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix21 orë më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Facebook