Radar
Spartak Ngjela “zbërthen” lëvizjet/ Këto janë dy pikat pse u shkarkua Meta
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas shkarkimit të Ilir Metës nga Parlamenti.
Në një intervistë për Fax News, Ngjela u shpreh se Meta u dënua nga PD dhe LSI të cilët sipas tij braktisën institucionet dhe lanë vendin pa opozitë, duke theksuar se prania e tyre nuk do të shkarkonte presidentin.
Për avokatin, Meta ka pasur sjellje antiamerikane dhe ka goditur rëndë NATO-n, që sipas tij veprime të cilat e sollën në këtë pikë.
“Sjellja e presidentit ishte kundër perëndimit. Meta goditi NATO, u tha nuk keni ccfarë më bëni. Shkeljet e para të presidentit nuk dhëanë pasoja juridike. Parlamenti është legjitim ata nuk ikën me grusht shteti.
Po të ishin ata në Parlament nuk shkarkohej Meta. Ata kanë bërë një politikë që nuk e njohin shtetin. U nisën për destabiizim për kryengritje. Ata nuk kanë një doktrinë. Lanë shqipërinë pa opozitë”, tha Ngjela.