Lidhu me ne

Kioske

50 milionë mesazhe për të “vrarë” Lulzim Bashën! Por…

Artur Zheji: Goditja e Marshallit, “një PS e Re, do lindë gërmadhash!…” –  Gazeta Koha Jone

Nga Artur Zheji

“Birn”, bën shpesh zbulime dhe investigime të pazakonta, të cilat herë janë në favor dhe herë janë kundra, njerës apo tjetrës palë politike. Kësaj rradhe, gazetari Besar Likmeta, ka goditur fort dhe në lule të ballit, me investigimin e tij bombastik dhe me mjaft prova të pakundërshtueshme në dorë. Sipas këtij investigimi, shumë muaj përpara Fushatës Zgjedhore, socialistët kishin filluar kundër Bashës, një Fushatë tjetër dhe të pashpalllur zgjedhore, të egër dhe të kushtueshme sa s’ka!

Shënjestra ishte personaliteti i Bashës dhe krijimi i një pikture të rreme, duke u përpjekur të tjetërsojnë perceptimin e opinionit publik dhe të opinionit politik, për atë që përfaqson në të vërtetë Lideri i Opozitës.

Partia Socialiste pra, dhe strategjistët e vet politikë të huaj, janë angazhuar intesivisht prej Shtatorit 2020, për të sulmuar dhe për ta zvogluar figurën publike dhe politike të kryetarit të Partisë Demokratike.

Por që kjo Maxhorancë e “Rëndë”, plot pordhë dhe vetëmburrje të fryra kacek, të kish nevojë për 50 milion mesazhe denigruese për të zvogëluar Lulzim Bashën në sytë e shqiptarëve, kjo ishte se çfarë ishte!

Qindra mijëra euro të dukshme dhe kushedi se sa miliona të padukshme janë angazhuar në këtë “Operacion” luftarak të mirëfilltë për të bombarduar imazhin e Lulzim Bashës në sytë, veshët dhe mendjen e mjegulluar të shqiptarëve, na hap sytë Birn!

Dhe mund të thuhet se kjo Fushatë e mirëshënjestruar, është përhapur jo vetëm nëpërmjet mediave anonime dhe rrjeteve sociale, por edhe në një pjesë të madhe të mediave kombëtare, të sponsorizuara fort kundër Lulzim Bashës dhe personalitetit të tij.

Tani Fushata Politike ka mbaruar. Pushteti politik mbeti forcërisht apo djallëzisht në të njejtat duar të mbipushtetshme.

Porse, mendoj se Pushtetin Moral, investigimi i Birn, ja riktheu fort dhe qartë liderit demokrat Basha.

Sepse dilet në një përfundim të thjeshtë:

Strategjistët e huaj e të super mirëpaguar të Partisë Socialiste, paskan identifikuar te Lulzim Basha, “kockën” e fortë të Zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 dhe në të vërtetë, përtej Tymnajave e sulmeve publike pa bereqet dhe plot provokacion, që shpërndante Rama, kundër Berishës dhe Metës, burime anonime vreri dhe helmi politik, lëshonin në eterin shqiptar 50 milion mesazhe denigruese kundër Bashës. Që do të thotë rreth 31,5 mesazhe për cilindo nga 1,6 milion votuesit e Republikës së Shqipërisë.

Porse përsëri, demokratët dhe më gjerë, qëndruan besnikërisht në krah të kryetarit të tyre duke kapitalizuar një numër rekord votash, në ato kushte krejtë të pabarabarta…

Dhe me sa duket “strategët” e super paguar të Partisë Socialiste, vazhdojnë edhe tani, në zgjedhjet brenda Partisë Demokratike, të shënjestrojnë edhe njëherë Lulzim Bashën, si njeriun më të rrezikshëm të Opozitës!

Dhe kuptohet, do vijojnë ta godasin, por me sa duket deri tash, ashtu si edhe në 25 Prill, e kanë vështirë ta ndajnë atë nga mbështetja e shumicës së demokratëve…

360grade.al

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook