Lidhu me ne

Kritike

Të shkruash historinë nuk është njësoj si të firmosësh një tender – Nga Artan Fuga

Të shkruash një histori staliniste dhe të shkruash një histori antikomuniste kjo nuk ka lidhje fare me atë që ti gjen një dokument që njollos një ballist a legalist e unë gjej një dokument që njollos një komunist. Ka shumë të ngjarë që të dyja të jenë ndërtuar me metodologji staliniste. Njëra stalinizëm komunist, tjetra stalinizëm antikomunist.

Të ndërtosh një histori të çliruar nga bataku metodologjik stalinist është çështje e kuptimit filozofik të historisë, e metodologjisë filozofike të kuptimit të fakteve dhe ngjarjeve, e fenomenologjisë së ngjarjeve, e psikanalizës së personazheve historikë, e hermeneutikës së tekstit dokumentar, e tensionit midis harresës dhe kujtesës kolektive, e rastësisë dhe domosdoshmërisë, e papërkthyeshmërisë të së shkuarës te e sotmja, e shkakësive lineare dhe rrethaqarkulluese, e analizës komunikative të të shprehurit dokumentar, e raportit midis akteve normative, ligjore dhe aksionit dhe realitetit historik, e përqasjes institucionaliste dhe e asaj aktoriale, e marrëdhënieve midis së thënës dhe të pathënës në histori, dhe e pa fund çështjeve të tjera që as nuk janë debatuar as duken në horizont përpjekje për t’i debatuar. 

Ndokush që nuk merr vesh nga historia dhe filozofia kujton se të bësh kërkim historik është si të firmosësh një tender. Pa u çliruar mendimi historik nga dogmat botëkuptimore staliniste të rrënjosura në dekada, pa një ballafaqim me kuptimin postmodernist të historisë, historia do të mbetet një përrallë nacionaliste, e veshur me propagandë ideologjike për pushtetin dhe e mbushur me paragjykimet e atyre që shkruajnë.

Por do presim, do të shohim dhe do të kemi kohën për të parë rezultatin.

©Artan Fuga

MË TEPËR

Kryesore3 orë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore9 orë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal1 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar1 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike1 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet1 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske1 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar1 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar1 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar1 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook