Gatime
Tavë Dheu Tiranase / Një nga gatimet tradicionale të zonës së Tiranës.
Tavë Dheu Tiranase
Një nga gatimet tradicionale të zonës së Tiranës.
Përbërësit:
300 gr gjizë
250 gr mish (ose mëlçi, të prera në copa të vogla)
3 domate (të prera në kubik të vegjël)
2 spec (të prera në kubik të vegjël)
150 gr vaj ulliri
3 thelpinj hudhër
1 lugë gjelle pluhur speci (të kuq)
2 kokrra qepë (të grira)
kripë
Përgatitja
Nxehim në një tigan vajin dhe skuqim në të mishin bashkë me qepën.
Më pas hedhim domatet e grira, hudhrat dhe specin e kuq.
I përziejmë dhe i lemë të ziejnë për 20 minuta. Më pas hedhim edhe gjizën.
Përziejmë dhe rregullojmë shijen me kripë.
Ju bëftë mirë!
