Lidhu me ne

Radar

Kruajtja vaginale: Çfarë e shkakton dhe kur duhet të shqetësoheni

Kruajtja vaginale: Çfarë e shkakton dhe kur duhet të

Kruajtja vaginale është një simptomë e pakëndshme dhe ndonjëherë e dhimbshme që shpesh ndodh për shkak të substancave irrituese, infeksioneve, menopauzës dhe jo vetëm.

Shkaqet

1. Irrituesit: Ekspozimi i vaginës ndaj kimikateve irrituese mund të shkaktojë kruajtje. Këta irritues mund të shkaktojnë një reaksion alergjik që krijon skuqje në zona të ndryshme të trupit, duke përfshirë edhe vaginën. Irrituesit e zakonshëm kimikë përfshijnë: sapunin, sprucues, kontraceptikë, kremra, pomada, detergjentë, zbutës pëlhurash, letër tualeti me aromë etj.

2. Sëmundjet e lëkurës: Disa sëmundje të lëkurës, të tilla si ekzema dhe psoriaza, mund të shkaktojnë skuqje dhe kruajtje në zonën gjenitale.

3. Infeksionet maja: Maja është një kërpudhë që ndodh natyrshëm dhe është normalisht e pranishme në vaginë. Zakonisht nuk shkakton probleme, por kur rritja e saj është e pakontrolluar, mund të rezultojë një infeksion i pakëndshëm.

4. Vaginoza bakteriale: Shkaktohet nga një çekuilibër midis baktereve të mira dhe të këqija që ndodhen natyrshëm në vaginë.

5. Sëmundje seksualisht të transmetueshme: SST-të transmetohen gjatë marrëdhënieve seksuale të pambrojtura dhe shkaktojnë kruajtje në vaginë, duke përfshirë: klamidia, lythat gjenitalë, gonorrhea, herpes gjenital etj.

6. Menopauza: Ndodh për shkak të zvogëlimit të niveleve të estrogjenit që ndodhin gjatë menopauzës, që çon në atrofi të vaginës.

7. Stresi: Stresi fizik dhe emocional mund të shkaktojë kruajtje dhe acarim të vaginës, megjithëse kjo nuk është shumë e zakonshme. Mund të ndodhë kur stresi dobëson sistemin imunitar, duke ju lënë më të predispozuara ndaj infeksioneve që shkaktojnë kruajtje.

8. Kanceri i vulvës: Në raste shumë të rralla, kruajtja vaginale mund të jetë një simptomë e kancerit. Ky është një lloj kanceri që zhvillohet në vulvë, pjesa e jashtme e organeve gjenitale të femrave.

Kruajtja vaginale: Çfarë e shkakton dhe kur duhet të

Kur të konsultoheni me specialistët?

Nëse kruajtja është shumë e fortë dhe shkakton parehati në përditshmëri ose gjatë gjumit, nevojitet konsultë mjekësore. Gjithashtu duhet të vizitoheni nëse kruajtja zgjat më shumë se një javë dhe shoqërohet me simptoma të tjera, si:

– flluska në vulvë
– dhimbje ose ndjeshmëri në zonën gjenitale
– skuqje ose ënjtje gjenitale
– probleme me urinimin
– sekrecione të pazakonta
– siklet gjatë marrëdhënieve seksuale

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix9 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske9 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore9 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet14 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook