Lidhu me ne

Mix

Gabimet që bëjnë shumica e ҫifteve sa herë planifikojnë pushimet e verës

Është koha për t’u relaksuar e për disa ditë romantike vetëm për vete? Keni menduar, me siguri, këtë verë apo jo? Janë ditët e para të stinës së nxehtë dhe, mbase, mezi po i prisni, pas një viti të lodhshëm, të vështirë e të kufizuar për të gjithë. Por çiftet bëjnë gjithmonë disa gabime tipike kur planifikojnë pushimet. Mësoni cilat janë gabimet që bëjnë më shpesh çiftet e reja dhe përpiquni të jeni më praktik.

Shmangni diskutimin për buxhetin

Është shumë e rëndësishme që të uleni së bashku dhe të flisni realisht për një buxhet që do të shpenzoni gjatë pushimve. “Mos e nisni me borxhe një udhëtim në të cilin po shkoni për t’u qetësuar dhe për t’u kënaqur”, – thotë Veronica Thompson, themeluese dhe koordinatore eventesh në “Weddings & Special Events”, nga VIBEvents Group.

Nuk e dëgjoni një agjent udhëtimi

Duke e shmangur këtë pjesë, do të keni më shumë kosto. Shumë njerëz mendojnë se agjentët e udhëtimeve bëjnë detyrat e tyre, por në të realitet, shumë agjentë janë si një lloj komisioni që të ndihmojnë për vendet që do zgjidhni, janë si një libër për ju”, – thotë Thompson. “Ata, po ashtu, janë të informuar për resortet, gjërat që ju duhen apo edhe ato që janë të panevojshme në një udhëtim.”

Injoroni sigurinë e udhëtimit

Kostoja e shtuar që shkon për sigurimin e udhëtimit është gjithmonë e vlefshme. “Shpesh, gjatë muajit të mjaltit, vendet në të cilat do të vendoseni janë larg qendrave shëndetësore ose thjesht janë të krahasueshme me kujdesin shëndetësor në shtëpi”,- thotë Julie Gladstone, nga “Bride & Groom” “Aksidentet ndodhin, po kështu edhe sëmundjet! Çiftet, gjatë pushimeve të tyre duhet të kenë parasysh që mund të përballen edhe me situata të tilla.”

Nuk jeni të sigurt nëse pasaporta është në rregull

Disa çifte harrojnë se për të udhëtuar duhet të kenë një pasaportë të vlefshme për të shkuar në çdo lloj resorti”, – thotë Roshni Agarwal nga “The Vacation Hunt”. “Po kështu, duhet të keni parasysh që pasaporta do të jetë e vlefshme edhe për gjashtë muajt e ardhshëm që nga data e kthimit.

Nuk kontrolloni motin

Mos zgjidhni një destinacion për pushime pa kontrolluar si do të jetë moti: A do të ketë stuhi e shtrëngata apo do të jetë mot me diell? Këto janë pyetjet që duhet t’i dini paraprakisht, thotë Agarwal.

Harroni gjërat e domosdoshme

Shpeshherë çiftet harrojnë gjërat më të domosdoshme për të marrë me vete gjatë udhëtimit, si kremin e diellit, dhe përfundojnë duke i blerë shumë të shtrenjta në vendin ku shkojnë”,- thotë Megan Velez. Është shumë e rëndësishme të kontrolloni kostot duke mos shpenzuar për gjërat që i keni.

Nuk kontrolloni nëse resorti është shumë familjar

Ju, natyrisht, nuk do të donit të shkoni në një vend ku ka shumë fëmijë, ndaj mos harroni që si fillim të bëni disa kërkime, në mënyrë që të shmangni disa vendpushime familjare dhe të kërkoni për ato që janë enkas për çifte dhe që përfshijnë aktivitete romantike dhe të rritur.

Nuk shqetësoheni për problemet e shëndetit

Varësisht nga vendi në të cilin do të udhëtoni, juve mund t’ju duhet të vaksinoheni paraprakisht. Shkoni në Qendrën e Kontrollit të Sëmundjeve, e cila duhet të ketë një listë me të dhëna për problemet që mund të shfaqen në destinacionin ku po shkoni. Pa anashkaluar, natyrisht, edhe vaksinën kundër Covid-19.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske6 orë më herët

Iluzioni i panevojshëm se Trump do të heqë non gratën

Andi Bushati Që të nesërmen e fitores plebishitare të miliarderit konservator Donald Trump, në zgjedhjet amerikane, opozita shqiptare është përfshirë...

Radar6 orë më herët

10 gjërat për të cilat i detyrohemi Revolucionit Francez

Nga Khalid Elhassan Revolucioni Francez i vitit 1789, kishte një ndikim më të madh politik, intelektual dhe kulturor, në krahasim...

Mix6 orë më herët

Pse dhimbja e shpinës përkeqësohet me kalimin e moshës – Çfarë mund të bëni

Dhimbja e shpinës është ndër ankesat më tipike që vijnë me kalimin e moshës. Edhe pse nuk mund të parandalohet...

Kryesore10 orë më herët

Bonusi për fundvit, Rama në Parlament: Do shpërndahen 100 mln euro, çdo pensionist do marrë nga 100 deri në 150 euro

Në seancën parlamentare ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili mori fjalën për të folur për buxhetin e...

Mix10 orë më herët

“Fuck you, Elon Musk” – Zonja e Parë e Brazilit lëshon gojën

Zonja e Parë braziliane Janja Lula da Silva e thirri publikisht pronarin e X, Elon Musk gjatë një takimi të...

Mix10 orë më herët

Për një lëkurë të pastër, ndiqni këto këshilla!

Për shumë njerëz, koha dhe përpjekjet për të arritur një lëkurë të pastër janë të mëdha. Një fenomen i ri, i njohur...

Mix10 orë më herët

Sa orë duhet të qëndrojmë para ekranit të celularit, TV-së apo kompjuterit?

Në epokën e digjitalizimit, shumë njerëz kalojnë orë të tëra para ekraneve të telefonave, kompjuterëve dhe tabletave, çka po ndikon...

Mix10 orë më herët

Victoria Theilvig nga Danimarka shpallet Miss Universe 2024

Victoria Kjær Theilvig nga Danimarka është shpallur Miss Universe 2024, duke u bërë danezja e parë që fiton ndonjëherë këtë...

Mix10 orë më herët

Cili është smartfoni më i fuqishëm Honor?

Ne vazhdojmë të analizojmë listën e çmimeve të Honor për të kuptuar se cilët janë telefonat inteligjentë më të mirë...

Mix11 orë më herët

CIA dhe FBI paditen nga familjarët e Malcolm X

Tre nga vajzat e Malcolm X kanë ngritur padi kundër CIA-s, FBI-së dhe Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, duke...

Facebook