Lidhu me ne

Kryesore

Salianji: Kandidatët përballë Bashës të stisur nga Rama

Në studion e lajmeve të Syri Tv, deputeti i zgjedhur i PD, Ervin Salianji, i ka cilësuar sit ë stisur nga Rama dhe Partia Socialiste, kandidatët përballë Bashës në garën për kreun e PD, zgjedhje që do të mbahen më 13 qershor.

“Ne nuk presim që të çertifikojmë parregullsitë në zgjedhje nga institucionet të kapura nga Rama. Prandaj themi që është regjim ku institucionet të cilët duhet të kryejnë funksionet e tyre, nuk i kryejnë. Këto janë të gjitha etata që do i ndjekim në rrugën institucionale. Kjo është njëra anë, por në anën tjetër është ajo që shikojnë qytetarët që institucionet janë të kontrolluara nga Rama. Ne momentalisht jemi jashtë sistemit. Për këtë arsye kemi lënë mandatet. Beteja me regjimin kërkon sakrifica qëë nuk janë të lehta. Ne kemi marrë më shumë se 600 mijë vota si PD. Tani edhe po të pyesja në vitin ‘91 si do të ndodhte përmbysja e regjimit, askush nuk e dinte nga protagonistët e kohës. Regjimet duan goditje të njëpasnjëshme për t’u rrëzuar. Kemi pasur këtu pranë Maqedoninë e Veriuat që Gruevski mori mandatin e tretë dhe nuk e gëzoi. Ne sot si PD kemi një frymë masive të shqiptarëve.

Edhe unë kam pretendimet e mia dhe siçdo demokrat që është përballur me regjimin që mendoj që janë të stisura, të nxitura, për të vënë shenjën e barazimit me Bashën. Kandidatët e sotëm, kanë dalë për të vënë kandidaturën kur nuk ishte mbyllur procesi i numërimit, kur nuk dihej kush ishte fitues. Dhe këta dolën për të shfokusuar vëmendjen. Dhe unë mednoj që kur të jep Partia Demokratike mundësi, njerëz që nuk mund të të kandidonin as një kapital politik për kryeplak në lagje, që marrin hapësirë mediatike sikur të jenë stara politikë.

Kush i stisi katër partitë poltiike që nuk morën asnjë mandat. Unë kam pretendimin që kjo është stisur. Duket që është e qëllimtë për të krijuar e përçarje në bazë dhe që pompohen te mediat që kontrllohen nga Partia Socialiste. Ndërkohë që shumë njerëz e mendojnë që këta njerëz që 8 vite nuk bënë opozitë ndaj Ramës, por kanë një gjuhë goditëse ndaj Bashës.”, tha Salianji.

MË TEPËR

Kryesore17 orë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore23 orë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal2 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar2 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike2 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet2 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske2 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar2 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar2 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar2 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook