Lidhu me ne

Aktualitet

Prishja e ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron: Do ta paguani rëndë, merrni masa se nga e hëna do të jetë vonë

Prishja e ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron: Do ta paguani

Të hënën që vjen nis prishja e ndërtimeve pa leje. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, nga Shëngjini ku ishte në një aktivitet.

Rama paralajmëroi të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje t’i prishin vetë para se të nisë aksioni. Kryeministri iu ka kujtuar penalitetet e Kodit Penal, jo vetëm ndërtuesëve, por edhe inxhinierëve dhe punëtorëve.

Sipas Ramës, askush nuk do t’i shpëtojë përgjegjësisë. Sa i përket pastrimit të inerteve, që duhet ta bëjnë personat që kanë ndërtar, Rama tha se kush nuk e përmbush këtë detyrim, do ta paguajë rëndë.

“Të lexojnë kodin penal, të marrin masa tani, sepse nga e hëna do të jetë vonë për t’ju shmangur përballje deri në fund me ligjin. Të lexojnë kodin penal se çfarë i pret në momentin kur konstatohet flagranca dhe në momentin kur duhet të ballafaqohen. Të fillojnë ti prishin vetë, kjo është për t’ju lehtësuar atë që pason.

Unë dua ta bëj të qartë për të gjithë, nga inxhinieri deri tek punëtori më i fundit, me kodin e ri penal janë pjesë e zinxhirit të fajësisë. Nuk mund të thuash që unë jam punëtor dhe më morën nuk di ca bëj, sepse është njësoj të thuash që unë jam punuar, më morën për të transportuar miell, por kishte kokainë.

Unë i jap sot një mesazh të gjithë cënuesve të  kësaj pasurie. Tërhiquni tani, përfitoni nga këto ditë për të hequr tani ato që keni bërë. Ligji detyron ata që ndërtojnë pa leje edhe të pastrojnë. Kjo gjë shpesh herë është lënë pas dore. Ne nuk do ti lëmë grumbullimet, por kush nuk do ti pastrojë vetë do të paguajë rëndë”, tha Rama.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook