Lidhu me ne

Gatime

Njihuni me 5 ushqime të shëndetshme për fëmijët

Çiklizmi është një aktivitet i cili sjell për fëmijën tuaj vetëm përfitime pozitive shëndetësore. Kjo është një arsye shumë e mirë që ju ta inkurajoni fëmijën tuaj të merret me çiklizëm. Duke qenë se është një aktivitet intensiv, mënyra e të ushqyerit është shumë e rëndësishme.

Ushqimet e duhura do t’i sigurojnë energjinë e nevojshme fëmijës tuaj gjatë këtij aktiviteti. Ju njohim më poshtë me 5 ushqimet më të shëndetshme për më shumë energji.

Qumështi me çokollatë
Edhe pse qumështi me çokollatë mund të mos duket si një pije e përshtatshme për t’u konsumuar gjatë stërvitjes, ekspertët e shëndetit pohojnë të kundërtën. Duke qenë se është një pije që preferohet shumë nga fëmijët, nuk do të jetë e vështirë që ata ta konsumojnë. Gjithashtu kjo është një pije që tretet lehtë dhe nivelet e energjisë do të rriten shpejt.

Vaji i kokosit
Vaji i kokosit ka aftësinë të tretet shumë shpejt, duke u shëndrruar në energji. Kjo gjë mund të rrisë shpejt performancën e fëmijës tuaj, gjatë këtij aktiviteti. Krahas kësaj ai është i dendur në kalori dhe mikroelementë si për shembull vitaminë C, zink dhe elektrolite.

Gaforret
Gaforret janë një burim i shkëlqyer i proteinave, acideve yndyrore, omega 3-shit, selenit, bakrit dhe zinkut. Të gjithë këto përbërës mund të ndihmojnë në performacën e një fëmije që merret me çiklizëm. Përveç kësaj, ato kanë veti të shkëlqyera anti-inflamatore dhe ndihmojnë duke forcuar imunitetin.

Farat e kërpit
Shumë profesionistë të kujdesit shëndetësor kanë treguar që farat e kërpit janë të dobishme për fëmijët dhe nuk shkaktojnë efekte anësore negative. Farat e kërpit janë të pasura me magnez dhe hekur. Ato janë gjithashtu përgjegjës për transportimin e oksigjenit brenda trupit. Kur i vogli juaj merret me çiklizëm, transporti i shpejtë i oksigjenit në trup është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Prandaj sugjerohet t’i shtoni ato në regjimin ushqimor të fëmijës tuaj.

Selinoja
Kur fëmija juaj konsumon selino, nitrati inorganik shndërrohet në oksid nitrik. Si rezultat, një sërë procesesh biologjike ndodhin në trup, që mund të jenë të dobishme për një çiklist. Në fakt, selinoja mund të përshpejtojë ritmin e shpërndarjes së oksigjenit në muskuj. Kjo mund të ndihmojë në rritjen e energjisë dhe performancës duke dhënë maksimumin.

Përfundimi
Siç mund ta shihni, këto janë disa prej ushqimeve më të mira që mund t’i jepni fëmijës tuaj që merret me çiklizëm. Pasi këto ushqime janë në gjendje të plotësojnë kërkesat specifike të trupit. Gjithashtu ju do të jeni në gjendje të rrisni interesin që fëmija juaj ka për këtë sport./AgroWeb

MË TEPËR

Kryesore17 orë më herët

Rama firmos “Memorandumin e Kuçit”, 78 mandate të sigurta për PS, “bast” për 88 deputetë

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka hedhur në letrën e tavolinës së një lokali në Kuç të Vlorës,...

Mix17 orë më herët

Cheesecake pa pjekje me luleshtrydhe – E butë dhe kremoze

Veshtiresia E lehtë Koha gatimit 20 minuta (+ 4 orë ftohje) Sugjerohet për: 6 persona Kalori: 200 g biskota100 g...

Mix17 orë më herët

Smoothie për shtim në peshë me banane, gjalpë kikiriku dhe qumësht

Veshtiresia Shumë e lehtë Koha gatimit 5 minuta Sugjerohet për: 1 person Kalori: 700-800 kcal për porcion 1 banane e...

Radar19 orë më herët

Ndërtimi në krizë? Pse Sejko u kufizoi bankave kredinë për banesa

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë me disa masa rregullatore për të frenuar kredidhënien për blerje banesash. E trembur nga rritja...

Mix19 orë më herët

Shenjat e Horoskopit që bien në dashuri që në takimin e parë

Zakonisht, ankthi dhe skepticizmi dominojnë takimet e para. Shumica prej nesh mbajnë një shportë të vogël dhe e shqyrtojnë situatën...

Mix20 orë më herët

Nicola Peltz përballet hapur me familjen Beckham: Janë narcistë!

Marrëdhënia midis Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, po kalon një nga momentet e saj më...

Kryesore20 orë më herët

Pyetja 6 milionë dollarëshe: A mund të udhëtojë Sali Berisha në SHBA dhe çfarë do të thotë kjo sot?

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, debati mbi statusin “non grata” të Sali Berishës në SHBA është...

Kryesore22 orë më herët

Gazetari amerikan: Berisha mund të udhëtojë në SHBA, e konfirmon DASH

Gazetari amerikan Marc Caputo tha përmes një postimi në rrjetin social X një deklaratë sipas të cilës kryetari ti Partisë...

Radar23 orë më herët

Video/Piskiatria e fushatës. “Zoti solli Edi Ramën”

Kandidati socialist Shkëlqim Bullari ka deklaruar në Elbasan se në vitin 2013, Zoti zbriti Edi Ramën që të ndihmonte Shqipërinë....

Mix2 ditë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Facebook