Radar
Lirohen masat / Njoftim i rëndësishëm për shqiptarët që duan të fluturojnë drejt Turqisë

Masa lehtësuese për qytetarët që duan të fluturojnë drejt Turqisë.
Nëse jeni vaksinuar me vaksinë anti-Covid, ose e keni kaluar virusin brenda 6 muajve, mund të udhëtoni drejt Stambollit, pa qenë nevoja për një test PCR. Njoftimi është bërë i ditur në faqen zyrtare të “Air Albania”.
Nga ana tjetër, për personat e pavaksinuar apo që nuk e kanë kaluar Covid-in duhet që të bëjnë një test PCR të paktën 72 orë para nisjes, ose të bëjnë testin e shpejt 48 orë para nisjes.

