Radar
Alban Ramosaj me “Thikat e mia” triumfon te Kënga Magjike 2021
Alban Ramosaj me këngën e tij “Thikat e mia” është fituesi i çmimit të madh në edicionin e 22-të të festivalit Kënga Magjike.
“Thikat e mia” e Alban Ramosajt është votuar masivisht nga këngëtarët e tjerë, teksa vlen të theksohet se që në kohën që u prezantua rrëmbeu zemrat e publikut.
Ndryshe nga edicionet e kaluara, “Kënga Magjike” këtë vit kishte vetëm 3 çmime: Best New Artist, Best International Artist dhe çmimin e madh.
Çmimi Best New Artist këtë vit shkoi për grupin Urban Band. Ndërsa çmimin Best International Artist e rrëmbeu artistja nga Gjeorgjia, Nutsa.
Sistemi i votimit në Kënga Magjike ishte i ndarë në tre pjesë. Artistët votuan për njëri-tjetrin, po ashtu edhe publiku votoi për të preferuarin e tij dhe vota e jurisë e përbërë nga Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.