Aktualitet
Evi Kokalari ngre alarmin/ Tregon skenarin e frikshëm në PD

Aktivistja shqiptare Evi Kokalari ka ngritur alarim e gjendjes në të cilën ndodhet Partia Demokratike.
Përmes një postimi në rrjetin social, teksa ka shpërndarë një deklaratë të Lulzim Bashës i cili shprehet se do të vazhdojë misionin e tij për rrëzimin e Edi Ramës.
Sipas Kokalarit, nëse Basha vazhdon të qëndrojë në krye të PD, humbja është e sigurt edhe në vitin 2025, duke shtuar se kjo gjë duhet të ndalohet me çdo kusht.
“Skenari më i frikshëm është që Lul Basha mbetet Kryetar i PD-së dhe humbet prapë zgjedhjet në 2025.
Duhet ndaluar me çdo kusht”, shkruan Kokalari.
