Lidhu me ne

Radar

Ekspertët shpjegojnë kuptimin e 11 ëndrrave që shohim më shpesh

Filozofët dhe shkëncetarët, nuk e kanë thyer ende plotësisht misterin e ëndrrave. Mirëpo, disa ekspertë kanë studiuar pamjet vizuale që ndodhin në gjumin tonë për të na ndihmuar të kuptojmë se çfarë nënkuptojnë ato për dëshirat tona të brendshme dhe përvojat e jetës reale.

Më poshtë do të keni mundësinë të lexoni disa interpretime nga ekspertë të ndryshëm, për t’ju ndihmuar të deshifroni disa nga ëndrrat tuaja më shqetësuese.

Ju lutemi, kini parasysh se ky artikull është vetëm për qëllime informuese. Për këshilla profesionale ose një diagnozë, vizitoni ju lutem, një ekspert mjekësor.

1. Nevoja për një tualet, por nuk arrin ta gjesh

Tualeti është vendi ku ”largojmë’’ mbeturinat e trupit tonë. Psikologu i ëndrrave Ian Wallace shkruan në faqen e tij të internetit se nëse shikoni në ëndërr, sikur keni nevojë për një tualet, por nuk e gjeni, kjo do të thotë se ju doni të hiqni dorë nga një zakon jo i shëndetshëm, por nuk dini se si ta bëni këtë gjë.

Wallace shton se nëse do ta gjenit tualetin në ëndërr, kjo është një shenjë se në jetën reale, ju po vendosni nevojat e të tjerëve përpara tuajave. Ai rekomandon që t’i jepni përparësi vetes dhe të mësoni t’i thoni ”jo’’ të tjerëve, në rastet kur nuk doni ta bëni një gjë, por thoni po, për të mos i lënduar ata.

2. Macet

Macet janë të lezetshme dhe të përmbajtura, por sipas Russell Grant, autorit të fjalorit të ëndrrave të ilustruara, macet në ëndërr janë një shenjë e keqe. Ato nënkuptojnë mashtrim ose tradhti nga një person i dashur. Macet e zeza nënkuptojnë sëmundje, por ju mund ta ndryshoni atë në fat të mirë, nëse e ndiqni atë në ëndërr.

3. Qentë

Qentë janë shokët më të mirë të njerëzve, prandaj edhe në ëndërr ata simbolizojnë miqtë tanë. Grant thotë se një qen i lumtur do të thotë kohë të mira me shokët e tu të ngushtë, por një qen duke rënkuar është një shenjë që ju mund të keni një tradhtar mes miqve tuaj.

Nëse një qen përpiqet t’ju kafshojë, mund të jetë një paralajmërim se dikush po përpiqet t’ju mashtrojë. Një qen që leh tregon një problem të ardhshëm ligjor, kështu që nëse e shihni në ëndërr, kur të zgjoheni, bëni mirë të zbatoni ligjin.

4. Duke fluturuar

Wallace thotë se fluturimi në ëndrrat tuaja përfaqëson ndjenjën e të qenit i çliruar. Kjo mund të ndodhë pasi të liroheni nga rrethanat ose detyrimet që ju rëndonin në jetën reale.

Bibla e ëndrrave ofron një këndvështrim tjetër, duke thënë se fluturimi mund të nënkuptojë fajin që ndjeni nga ikja nga përgjegjësitë. Vështirësitë në fluturim mund të tregojnë gjithashtu, se ka diçka që ju kufizon të shprehni plotësisht veten ose të arrini qëllimet tuaja.

5. Gjarpërinjtë

Analisti i certifikuar i ëndrrave, Lauri Loewenberg shpjegon në një artikull se gjarpërinjtë në ëndërr kanë shumë mesazhe. Ëndrrat tepër të frikshme me gjarpërinjë mund të përfaqësojnë një person toksik në jetën tuaj ose një kërcënim të menjëhershëm. Imazhet zbavitëse të gjarprit shoqërohen me një problem të vogël shëndetësor ose shërues, ose një person që nuk konsiderohet ende një rrezik.

Loewenberg sugjeron t’i kushtohet vëmendje vendndodhjes ku keni parë krijesën që rrëshqet. Nëse do të ishte brenda në shtëpi, kini kujdes nga personat që ju stresojnë nën çatinë tuaj. Nëse do të ishte jashtë, mund të jetë një shenjë për të hapur dhe zgjidhur gjërat me dikë.

6. Martesa me një person të panjohur

Angazhimi për diçka për të cilën nuk jeni të sigurt mund të shfaqet në ëndrrat tuaja përmes martesës me një të huaj. Studiuesi i interpretimit të ëndrrave Alri Menerski shpjegon në një forum në internet që martesa me një të huaj mund të jetë tregues i një krize identiteti dhe se nuk jeni të sigurt për atë që dëshironi në jetë.

7. Dukë kërkuar diçka

Të kërkosh diçka në një ëndërr shpesh do të thotë të kërkosh një përmbushje më të thellë. Mosnjohja e asaj që po kërkoni mund të jetë pasqyrim i faktit se gjithashtu, nuk dini se çfarë do t’ju jepte kënaqësi në jetën tuaj. Wallace thotë, nëse jeni duke kërkuar brenda shtëpisë tuaj, kjo do të thotë që po përpiqeni të mësoni diçka për veten tuaj.

Kërkimi jashtë tregon një dëshirë të madhe për njohje brenda rrethit tuaj shoqëror. Kërkimi brenda një vendi pune i bën jehonë një dëshire për arritje më profesionale.

8. Uji dhe dallgët

Në një artikull, Loewenberg shpjegon ujin si një simbol i emocioneve. Uji transparent nënkupton qartësinë, uji me baltë nënkupton mjerimin dhe mbytja në dallgë mund të nënkuptojë ndjenjën e mbingarkesës emocionale.

9. Të biesh në dashuri ose të gjesh shpirtin tënd binjak

A keni ëndërruar ndonjëherë të gjeni shpirtin tuaj binjak dhe të përjetoni ato emocione të forta që vijnë me rënien në dashuri?

Analistja e ëndrrave Jane Teresa Anderson shkruan se njerëzit në ëndrra përfaqësojnë diçka për ju. Nëse shikoni në ëndërr se keni gjetur shpirtin tuaj binjak, kjo do të thotë se jeni gati për njohje te reja, edhe nëse në të kaluarën jeni lënduar nga dashuria.

10. Të shikosh ish-in

Të shikosh ish-in tuaj të shfaqur në ëndërr gjatë natës, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht një dëshirë për të ndezur flakën tuaj të vjetër. Wallace thotë se ish-i juaj mund të jetë aty për të shkaktuar një kujtim të cilësive të tyre të dallueshme. Truri juaj po krijon një vetëdije për ato tipare në mënyrë që të mund të mendoni se si ato aktualisht lidhen me ju.

Nëse ish-i juaj ishte i pabesë, mbase edhe ju nuk po tregoheni të sinqertë. Nëse ish-i juaj ishte i këndshëm dhe bujar, mbase keni filluar të njihni ato tipare brenda jush. Ëndërrimi i ish-it tuaj mund të jetë gjithashtu mënyra e mendjes suaj për t’ju paralajmëruar që të shmangni përsëritjen e gabimeve ose modeleve të marrëdhënieve të kaluara me partnerin tuaj aktual.

11. Pamundësia për të folur

Sipas bazës së të dhënave më të mëdha në botë të ëndrrave, e cila bazohet në punën e mjekut të gjumit Charles Lambert McPhee, të qenit i paaftë për të folur reflekton ndjenjat personale të injorimit ose nënvlerësimit. Të kesh vështirësi për të shprehur mendimet e tua në ëndrra mund të nënkuptojë gjithashtu se je “i lidhur me gjuhën” në jetën tënde reale. Nëse humbja e zërit është një imazh i përsëritur, mund të jetë një shenjë e një traume të vazhdueshme nga një ngjarje e kaluar.

Mosaftësia për të folur gjatë gjumit mund të jetë gjithashtu rezultat i paralizës së gjumit, e cila ndodh gjatë fazës së gjumit të lëvizjes së shpejtë të syve (REM). Ndonjëherë, një anomali në kalimin e trurit nga gjumi në zgjim, bën që ëndrrat të “derdhen” në ndërgjegjen tonë. Në përgjithësi, ëndrrat janë të hapura për interpretim dhe varen plotësisht nga mendimet, emocionet ose situatat me të cilat përballet personi që i ka ato.

MË TEPËR

Kioske4 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix4 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore4 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar6 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix6 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar7 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar8 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix8 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore10 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix10 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook