Lidhu me ne

Radar

Shqipëria ka përqindjen më të lartë të popullsisë në rajon që ndihen të pasigurt ekonomikisht

Shqiptarët shprehën pakënaqësinë më të lartë për sigurinë ekonomike në raport me vendet e tjera të Rajonit, në një anketë që u bë nga Këshilli i Koordinimit Rajonal (RCC), për Barometrin e Sigurisë në rajon. 28% e të anketuarve në Shqipëri ishin tërësisht të pakënaqur me sigurinë e tyre për gjendjen ekonomike. Kjo ishte përqindja më e lartë në rajon, pasi vetëm 24% e boshnjakëve kanë shprehur pasiguri të lartë për gjendjen ekonomike, 21% e shtetasve nga Kosova, 15% e maqedonasve, 7% e malazezëve dhe 15% e serbëve. Anketa tregoi se, malazezët ishin më të kënaqurit për sigurinë e tyre ekonomike, në raport me vendet e tjera të rajonit.

Gjithashtu, Shqipëria ka përqindjen më të ulët të popullsisë së saj që është shumë e kënaqur me gjendjen ekonomike. Vetëm 2% e shqiptarëve të anketuar janë shumë të kënaqur me situatën e tyre ekonomike. Në të kundërt, 8% e boshnjakëve ishin shumë të kënaqur, 12% e maqedonasve, 20% e malazezëve, 12% e serbëve, ndërsa Kosova ishte në të njëjtin nivel me Shqipërinë, me 2%. Anketa në Shqipëri, gjithashtu prodhoi përqindjen më të lartë të personave që ndihen mjaftueshëm të sigurt ekonomikisht. 34% e të anketuarve mendojnë në këtë mënyrë, ndërsa 28% e boshnjakëve mendojnë se ekonomia e tyre është e sigurt, 22% e maqedonasve, 33% e serbëve.

Sërish malazezët shfaqen nivelet më të larta të sigurisë sa i takon mjaftueshmërisë ekonomike, pasi 42% ishin mjaftueshëm të kënaqur. Vetëm qytetarët e Kosovës janë treguar disi më realistë, thuhet në analizën e RCC, pasi 50% e tyre kanë mbajtur qëndrim neutral, as shumë të kënaqur dhe as shumë të mërzitur, me gjendjen e tyre ekonomike. Ndërsa 40% e shqiptarëve mendojnë se perspektiva ekonomike nuk është e mirë, kundrejt 29% që kanë qëndrim neutral dhe 31% mendojnë se, ekonomia e tyre do të përmirësohet.

Në rajon, më pesimistët për ekonominë e së ardhmes mbeten maqedonasit, pasi 52% e tyre mendojnë se gjendja do të përkeqësohet, ndërsa më optimistët në rajon janë malazezët, pasi vetëm 12% e të anketuarve mendojnë se ekonomia e tyre do të përkeqësohet.

Kur vjen puna te siguria ekonomike, burrat në Ballkan janë më të kënaqur (40%) sesa gratë (32%). Analiza e RCC tregon se Barometri Ballkanik i sigurisë në edicionin 2021 shënoi përmirësime të perceptimit për sigurinë ekonomike. Një vit më parë, shumica e të anketuarve ishin të pakënaqur me gjendjen ekonomike. Tani, siguria ekonomike perceptohet më pozitivisht, pasi 38% janë të kënaqur dhe 30% të pakënaqur.

Në raport me vitin 2020, numri i të pakënaqurve u ul me 16%, dhe numri i të kënaqurve u rrit me 14%. Në të gjithë rajonin pak më shumë se një e treta (38%) perceptojnë situatën e sigurisë si të kënaqshme, ndërsa pak më pak se një e treta (30%) nuk janë të kënaqur./Monitor

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix6 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske6 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore6 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet11 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook