Lidhu me ne

Kioske

Pse emisioneve bullizuese në televizione duhet t’u jepet fund

Is Renato Mekolli really as nervous as he looks? - Showbiz dhe TV

Ashtu sikurse ne shpesh ankohemi për punën që nuk shkon, kur bëhet fjalë për TV, shefat që ne kërkojmë të kemi janë shumë larg nga ato që na serviren në ekrane. 

“Dragons ‘Den” dhe “The Apprentice” kanë qenë nga më të shikuarit në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2005, ndërsa në SH.B.A. ka disa shfaqje të ngjashme, nga “Entrepreneur Elevatir Pitch”  dhe “Billion Dollar Buyer to The Partner” dhe “Shark Tank”.

Tashmë pas një viti të vështirë të industrisë së televizionit, Gordon Ramsay do të rikthehet në ekranet tona dhe do të drejtojë një konkurs të ri.

Me emrin e programit “Future Food Stars”, që në shqip do të thotë “Yjet e ardhshëm të ushqimit”, shfaqja do të ketë 12 sipërmarrës të cilët do të fitojnë një investim që do tu ndryshojë jetën në kompaninë e tyre.

Me pak fjalë shfaqja do të jetë një version me kritikat e “The Apprentice”, në të cilin konkurrentët qajnë dhe diçka si stili i “Hell’s kitchen”.  

Ka një interes të madh për këto emisione, ndërsa së fundmi një emision i quajtur “The Money Maker”, ku protagonist është sipërmarrësi dhe ish-ndihmësi i Barack Obamas, Eric Collins i cili transferon bizneset britanike me paratë e tija.

Do të jetë interesante të shohim se si çmimet e “FFS” do të ndahen dhe sa do të ndihmojnë ato bizneset në fjalë. Pas një viti të vështirë reflektimi mbi kulturën toksike të punës ne do të shohim teksa hidhet poshtë kapitalizmi dhe kjo është koha e duhur për të parë një ndryshim në mënyrës se si funksionojnë programet e tilla.

Në “The Apprentice”, reflektimi i zemërimit dhe mizoria janë vlerësuar prej kohësh si atributet ideale për një biznesmen. 

Nuk është vetëm “Lord Sugar” dhe ndihmësit e tij që janë abrazivë; vetë garuesit janë një parodi, të cilët duke luftuar për të qënë më lartë hedhin njëri-tjetrin nën autobus gjatë garës.

Sado të kënaqshme të jenë këto shfaqje, formula nuk ka lëvizur për gati 20 vjet, edhe pse bota ka ndryshuar ndjeshëm.

Nëse FFS ndjek formulën e zakonshme të Ramsay, ajo me siguri do të jetë e bezdisshme, por tërheqëse. 

Sidoqoftë, do të ishte mirë të shihnim një rritje, nga vetë njeriu dhe krijuesit e programeve. 

Për shembull, “Money Maker”- më shumë dokumentar se konkurs – ishte më interesant kur theu barrierat e televizionit për të mësuar realisht se si funksionon jashtë kamerave.

Episodi i tij i parë u përqendrua në një kompani riparimi dhe restaurimi të quajtur “Prymo”; Collins hoqi emrat nga puna e rekrutëve të rinj, kështu që pronarët e bizneseve, Jasen dhe Steve, mund të gjykonin stafin vetëm në cilësinë e riparimeve. 

Rezultatet ishin: “hapja e syve” shkuarja në një bisedë mbi paragjykimet e pavetëdijshme, lloji që rrallë shohim në këtë lloj programi – në vend të një të bërtiture “je i pushuar nga puna”.

Burimi: The Guardian 

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook