Lidhu me ne

Kryesore

Objekti i Kafes së Madhe në Shkodër, u shemb duke u restauruar apo po restaurohet duke u shembur?!!

Objekti Kafes së Madhe në Shkodër, u shemb duke u restauruar apo po restaurohet duke u shembur?!!

Nga: Imeldi Sokoli, Urbanist

Lexova dje një lajm të trishtë për të cilin kam kohë që flas e paralajmeroj që do të ndodhte. Lajmi thoshte se një pjesë e Kafes së Madhe u shemb. Ne fakt jam dyshues nëqoftëse është shembur vetë apo e kanë shembur këto maestrot e “restaurimit”. Çfarë do që të ketë ndodhur ky objekt është viktimë e të gjithëve bashkë, e institucioneve të menaxhimit të trashigimisë kulturore vendore, rajonale e kombëtare, e Ministrisë së Kulturës, e po ashtu e pronarëve aktual që sot janë edhe zhvillues të projektit të ‘restaurimit’ të cilët po korrin me sukses edhe vitet e pritjes për amortizimin e ndërtesës për ta patur më të thjeshtë implentimin e një projketi të ri dhe jo restaurimin e projektit ekzistues. 

Fillimi i këtij skandali të paralajmëruar e ka fillesën me Vendimin Nr.771, datë 30.09.2020 “Për Deklarimin Pasuri Kulturore të Qendrës Historike të Qytetit të Shkodrës, Përcaktimin e Zonës Mborjtëse  të saj dhe Miratimin e Planit  për Ruajtjen, Mbrojtjen dhe Administimin e Tyre” duke ndryshuar kufitë e zonës së mbrojtur dhe duke lënë jashtë saj oborrin e pasëm të Kafes së Madhe ku do të shtohet një objekt i ri  ngjitur më objektin ekzistues e gjitha kjo për ti hapur rrugë këtij restaurimit të kamulfuar.

Së dyti mjaft e rëndësishme është edhe mënyra se si u miratua projekti për restaurimin e Kafes së Madhe si Monument Kulture i Kategorisë së Parë i shpallur në vitin 2007. Minimumi që duhej të bënte Këshilli Kombëtar i Moniumenteve të Kulturës si organi kompetent për miratimin e lejeve të zhvillimit ë objekteve të trashigimiës kulturore do ishtë të bënte një konsultë të hapur me komunitetin dhe me zhvilluesit për vëtë rëndësinë që ka objekti në qytetet. Ky miratim është në kundërshti të plotë me parimin e transparencës dhe publiku I gjërë ka shumë pak informacion për ndërhyrjen që po bëhet në këtë objekt.  Nga fotot e fundit  të dala në rrjete sociale dallohet qartë që objektit ekzistues i ka ngelur vetëm fasada dhe asgje më shumë dhe kjo ndërhyrje në këtë mënyrë është në kundërshtim më të gjitha rregullat për  lejet e zhvillimit  në objektet e Trashigimisë Kulturore. 

Jam shumë I vetëdijshëm që këtë skandal të madh do të mundohen ta mbulojnë në forma të ndryshme të gjithë organet koompetente të cilat kanë hyrë në këtë valle e çdo aktor që ka interesa në këtë objekt ama ta keni parasysh që jeni pjesmarrës në një krim urban që do tju ndjeke gjithmonë. Në Shkodër ka objekte të tilla të cilat kanë vlera arkitektonike e të cilat janë mjaft të amortizuara si pasojë e neglizhëcës së autoriteteve e këtu përmend Ish Muzeun e Qytetetit dhe Kullën e Inglizit, Shtëpinë e Dan Hasanit e shumë e shume objekte të tjera. Po nuk u vu dorë në këto objektë në një të ardhme të afërt rrezikojmë seriozisht të mos i kemi më e kështu humbet memorja e qytetit e kështu humbasim atraksionet në qytet e kështu shume shpejt do të fillojmë ti ngjajmë Tiranës me tiraninë e saj urbane. 

Një fjalë të fundit dhe për atë skuadrën politike që fliste për Vizionin mbi Shkodrën gjatë fushatës.  Flisnit për ndërtim të muzeve për ofertën turistike të qytetit, për atraksionet e qytetit ndërkohe lejoni ose merrni pjesë në një krim të tillë?! Thjeshtë ju qofshi.

Burimi i fotove: Anis Ymeri Gazetare.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook