Lidhu me ne

Mix

Martesë apo bashkëjetesë / Bashkëjetesa apo martesa?/ Kjo është dilema


Nga Freard Rista

Sot, jetojmë në një shoqëri e cila çdo ditë e më shumë po prodhon divorce të çifteve të reja, por jo vetëm. Po jetojmë në një shoqëri gjithashtu konservatore, të prapambetur në krahasim me shoqëritë moderne perëndimore. Po jetojmë në një shoqëri ku një numër i konsiderueshëm familjesh, ende sot, e shohin martesën e menjëhershme si mënyrën më të mirë të mundshme dhe si të papranueshme bashkëjetesën e fëmijës së tyre me një person tjetër.

Por, nëse fëmija e tyre ka vetëm pak kohë që e njeh djalin apo vajzën tjetër, a është martesa zgjidhja më e mirë?

Unë mendoj që jo!

Në shumicën e rasteve ky vendim ka prirjen të çojë çiftin në divorc. Jam në dijeni të disa rasteve, ku familja, prindërit, e kanë parë martesën e fëmijës së tyre (më shumë te vajzat), jo vetëm si një mënyrë për të shmangur bashkëjetesën, por edhe për arsye të tjera. Për shembull: në rastin e një shtatëzanie të padëshiruar apo në rastin e një varfërie ekstreme. Në këtë mënyrë, prindi i shmanget një detyrimi ligjor dhe moral që ka për fëmijën e tij, në pamundësi financiare, duke ia lënë këtë barrë një familjeje tjetër, pra burrit të vajzës. Këto raste ndodhin në zona të thella në rrethe të ndryshme të Shqipërisë, ku mendësia e njerëzve është konservatore dhe sidimos kur vajzat nuk janë të afta për të marrë në dorë jetën e tyre. Në këtë mënyrë, fatkeqsisht, ato janë të destinuara t’i nënshtrohen prindërve dhe më pas burrit të ardhshëm.

Martesa është një vendim shumë i rëndësishëm në jetën e njeriut, padyshim më i vështiri dhe më i rëndësishmi, pasi do të zgjidhni personin me të cilin do të kaloni një pjesë të konsiderueshme të jetës, me të cilin do të keni fëmijë… E them këtë, për sa i përket vendimeve të cilat ne e dimë që një ditë do t’i ndërmarim. Nesër ne mund të gjendemi përballë një vendimi “A ta vras apo jo veten”, por nuk mund ta përfshij sepse nuk e di në do të ndodhë apo jo. Ndërsa martesa ka shumë mundësi të ndodhë pasi është diçka njerëzore, a natyrshme.

Njeriu duhet të tregohet shumë i zgjuar, i kujdesshëm dhe inteligjent, që të dijë se çfarë i duhet atij në një moment të caktuar.
Në këtë rast, duhet të dijë se çfarë pyetje të bëj: “A do të jetosh me mua?” apo, “A do të martohesh me mua”?

Një djalë apo vajzë qoftë, duhet gjithmonë të bëj pyetjen e parë. Nuk duhet të nxitohet në një martesë e cila më pas mund të përfundojë në divorc. Edhe bashkëjetesa mund të ndërpritet, por është më pak e dhimbshme, më pak e komplikuar se sa ndërprerja e një martese, pasi në valle nuk janë vetëm çifti, por ndoshta edhe fëmijët, janë dy familje, janë dy fise, janë dy shoqëri.

Përtej kësaj, le të mos mendojmë ndarjen, të mendojmë gjërat positive. Njeriu gjatë bashkëjetesës ka mundësi ta njohë më mirë partnerin. Gjërat e mira dhe të këqija të tij, veset, huqet, tekat, dëshirat, tipin, çdo gjë. Bashkëjetesa të përgatit më së miri për terrenin e luftës (martesën). Çiftet që kanë kaluar më parë një bashkëjetesë dhe më pas janë martuar, kanë më pak të ngjarë të pësojnë divorc në të ardhmen. Kjo, sepse gjatë kohës që kanë qendruar bashkë kanë kuptuar nëse partneri është i duhuri apo jo. Bashkëjetesa është thjesht një para-martesë. Është një stërvitje, një para-përgatitje, është një këshilluese e mirë. Koha nuk ka rëndësi, 1 apo 2 vjet. Rëndësi ka që me kohën, çifti të arrijë të kuptojë se cili do të jetë hapi i radhës.

Bashkëjetesa është e bukur, por martesa dhe krijimi i një familjeje është akoma më i bukur, por gjithashtu i vështirë dhe i rrezikshëm. Eshtë qesharake, por njëkohësisht dhe e bukur, të shohësh para se të flesh dhe pasi të zgjohesh, të njëjtën fytyrë, për vite me rradhë. Eshtë interesante të shohësh se si ndryshon fytyra dhe gjithë fizionomia e bashkëshortit\es tënde, ditë pas dite.

Kur them që martesa është e vështirë dhe e rrezikshme, më kujtohet një fjalë e urtë amerikane e cila thotë: “Të ndash shtratin me gruan, është njësoj si të ndash shtratin me CIA-n”. Mu kujtua dhe një bisedë me një mikun tim, i cili më tregonte një barsaletë, ku në një konkurs gënjeshtre marrin pjesë njerëz të ndryshëm dhe fitues ishte ai që thoshte gënjeshtrën më të madhe të jetës së tij…dhe e fitoi një burrë i cili tha:- “Unë kam 30 vjet i martuar, dhe nuk jam zënë asnjeherë me gruan time”.

Përtej humorit, martesa dhe krijimi i një familjeje është një nga gjërat më të bukura në jetën e njeriut. Lumturia vjen si rezultat i të pasurit një familje të shëndoshë.

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix3 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix3 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar3 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix4 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix4 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix4 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix4 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix4 ditë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix4 ditë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Facebook