Lidhu me ne

Radar

Frida Kahlo: biografia e një gruaje të dashuruar

Jeta e Frida Kahlos u zhvillua me një intensitet të fortë emocional, një grua me tundime kontroverse; e mbushi biografinë e saj me dashuri, luftë dhe shpresë, duke i treguar botës se mund të jetohet edhe një jetë tjetër, përveç asaj “të shkruar”. U shqua për aftësinë e jashtëzakonshme në pikturë dhe poezi, sidomos për dashurinë e trazuar me atë që do ishte burri i saj në dy martesat: po aq i famshëm, Diego Rivera. Kemi të bëjmë me një grua që theu konvencionalitetin, qe në gjendje të përfaqësonte veten dhe të shndërrohej në një mrekulli. Kishte aftësinë të paraqitej mashkullore, të dilte në krah të feminizmit në një kohë kur bota ishte zemëruar përmes mbishkrimit të maskilizmit mbizotërues. Refuzoi nënshtrimin ndaj universit mashkullor, u vetëmjaftua, u shndërrua në simbolin e feminizmit dhe barazisë gjinore. Me veprimet dhe krijimet e saj, mbështeti idenë se të gjitha qeniet njerëzore kanë të njëjtin pozicion në piramidën e jetës./Konica.al

Thuhet se ka realizuar mbi 150 piktura, të paktën 55 prej tyre janë autobiografike. Gjithë shtegtimi i jetës së saj përfaqësohet në këto piktura enigmatike, që vijojnë të magjepsin audiencat mbarë. Arti i saj është i sinqertë dhe i thellë, ashtu siç ishte edhe ajo vetë. Aktualisht një nga pikturat e Frida Kahlos mban rekordin si më e shtrenjta e shitur ndonjëherë nga një artist i Amerikës Latine, pikërisht “Raices”, e cila u ble për më shumë se 5 milionë dollarë në 2006. Po ashtu ishte artistja e parë meksikane që shiti një nga veprat e saj në Muzeun e Luvrit.

Andre Breton, themeluesi i surealizmit dhe një nga admiruesit e saj më të mëdhenj, e klasifikoi  punën e saj si surealiste. Sidoqoftë, Frida Kahlo këmbëngulte se ajo pikturon jetën e saj, jo ëndrrat, për këtë arsye nuk mund të konsiderohej e tillë. Kur Bretoni e vizitoi atë në Meksikë, pranoi se kishte gabuar. Surealiste nuk ishte Frida, por i gjithë vendi i saj. Jeta dhe vepra e Frida Kahlos janë të pandara, njëra nuk mund të kuptohet pa tjetrën. Piktorja magjepsëse ishte asokohe një artiste interesante, por mbi të gjitha gruaja e Diego Riveras, piktorit të famshëm meksikan. Me kalimin e viteve, ndryshoi edhe situata. Rivera kujtohet shpesh si burri i Frida Kahlos, piktores së madhe.

Kahlo ishte vajza e një fotografi gjerman dhe një gruaje meksikane. Lindi në Meksiko Siti më 6 korrik 1907, megjithëse më vonë u përpoq t’i bënte njerëzit të besonin se kishte lindur në vitin 1910, vitin e revolucionit meksikan. Kur ishte 6-vjeç, e zuri poliomeliti, çka i shkaktoi probleme në ecje. Për t’u rehabilituar, i ati e inkurajoi të merrej me aktivitete të rënda fizike si futbolli dhe boksi. U shërua pjesërisht, po sëmundja e bëri një fëmijë të vetmuar, e cila kalonte ditë të tëra e mbyllur në dhomën e saj. Në shkollë e quanin “Frida këmbëdruri”, sepse njërën këmbë e kishte më të hollë e më të dobët se tjetra, madje shumë prej pikturave i nënshkroi me këtë pseudonim. Ndërkohë pësoi edhe një aksident tjetër të rëndë, çka bëri që t’ia ndryshonte përgjithmonë jetën. Filloi të pikturonte, ndërsa ishte e lidhur me shtratin dhe që prej nuk ndali kurrë. Me Diego Riveran i prezantoi një mik i përbashkët dhe dashuria e tyre qe me shikim të parë: ai ishte 43-vjeç, kurse ajo 22. Babai e paralajmëroi se po bëhej “një demon”, kurse e ëma i thoshte se dukej si shkrirja e një elefanti me pëllumbin. Ai e tradhtonte, ajo e donte marrëzisht. Ai e adhuronte, por nuk ishte në gjendje t’i ofronte një jetë të përbashkët që të ishte ekskluzive. Megjithatë, ata evoluan si bashkërisht, ashtu edhe veçmas, duke skalitur hapësirën e tyre në historinë e një bote të paanë. Dy artistët jetuan një marrëdhënie pasionante, të shënuar nga tradhti reciproke dhe vuajtje fizike të Fridës. Ndërkohë, puna e saj rritej dhe bëhej gjithnjë e më interesante. Ekspozoi në qendra të ndryshme arti në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Episod shumë i dhimbshëm ishte zbulimi i marrëdhënies së Riveras me të motrën e saj, e cila kishte qenë e besuara e Fridës. Ngjarja çoi në divorc, për t’u rimartuar pas një viti. Mësimet e dashurisë pasqyrohen në vuajtjet që burojnë në artin e saj, veçanërisht në autoportretet. Piktura e saj projekton vështirësitë, njeh ekspozimin ndaj jetës dhe përshkruan rrugën e vetëpranimit, hap pas hapi. Në përgjithësi, jeta e saj qe një kalvar fatkeqësish dhe sëmundjesh që minuan pjesën më të madhe të jetës dhe aspiratave që ajo kishte. Frida pohoi se vuajtja është një gjendje e vetëdijes, përmes një fraze që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë: “Unë pi për të mbytur dhimbjet, mirëpo ato kanë mësuar të notojnë”.

Frida Kahlo vdiq më 13 korrik 1954, në moshën 47-vjeçare. Dy vjet më vonë, vdiq Diego, i cili kërkoi që të varrosej pranë saj. Sidoqoftë, dëshira e fundit nuk iu plotësua.

Pra, jeta e saj na jep një mësim të madh: “Duhet ta duam veten mbi gjithçka”; duhet t’u themi “Mjaft!” vuajtjeve tona, vetëm kësisoj do të jemi në gjendje të kultivojmë esencën dhe të shpalosim me fisnikëri stilin tonë personal./Konica.al

“Nëse përpiqeni t’i murosni vuajtjet, rrezikoni që t’iu gllabërojnë nga brenda”

MË TEPËR

Mix14 minuta më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix35 minuta më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Mix2 orë më herët

Billie Eilish: Dikur e kam urryer emrin tim

Billie Eilish mund të ketë fansa në të gjithë botën që e bërtasin emrin e saj, por nëse do të...

Mix2 orë më herët

Chris Martin rrëfen se vuan nga depresioni, zbulon gjërat që e ndihmojnë

Frontmeni i Coldplay, Chris Martin, së fundmi ndau në Instagram luftën e tij me depresionin dhe se si e menaxhon...

Mix2 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Mix2 orë më herët

Oppo prezanton Pad 4 Pro dhe Watch X2 Mini

Oppo ka zbuluar tabletin Pad 4 Pro me ekran 13.2 inç dhe orën inteligjente Watch X2 Mini me ekran AMOLED...

Radar3 orë më herët

SONDAZHI se kush do i fitojë zgjedhjet e 11 majit: Thellohet ndjeshëm diferenca e PS-së me PD-në

Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore në nivel vendi ku pyetja është “Pavarësisht se kë do të...

Mix4 orë më herët

Ndërroi jetë në moshën 39-vjeçare, zbulohet shkaku i vdekjes së Michelle Trachtenberg

Shkaku i vdekjes i Michelle Trachtenberg është përcaktuar. Në fund të muajit shkurt, ylli i “Gossip Girl” u gjet “pa...

Aktualitet4 orë më herët

FOTO HISTORIKE/ Kur kërkohej dorëheqja e Berishës! Nga demonstrata e zhvilluar më 19 shtator 2008 ka ‘mbetur’ vetëm Rama!

 (Foto nga GENT SHKULLAKU/AFP nëpërmjet Getty Images) Ose janë tërhequr, janë përjashtuar… Ose janë në burg. Ka mbetur aktiv vetëm...

Radar4 orë më herët

Shkencëtarët zbulojnë “hartën” tredimensionale të trurit që dikur konsiderohej i pamundur

Duke përdorur një grimcë materie të trurit të miut në madhësinë e një kokrre rëre, shkencëtarët kanë krijuar hartën e...

Facebook