Lidhu me ne

Kryesore

Një paradoks i analistëve: Basha nuk bën për Kryeministër, por është ‘më i miri për PD’

Alfred Lela zbardh kulisat: Basha kërkon të kenë b**ë analistët,  prapaskenat e marrëveshjes që po e shet si fitore – Dosja AL

Alfred Lela

E ndesh kryesisht ndër analistët që anojnë majtas, qoftë për arsye ideologjike apo interesa fizike. Thonë këta zotërinj, që nuk i binden dhe aq the gentlemanship of logic, se Lulzim Basha është kandidatura më e mirë për të kryesuar Partinë Demokratike. Ose, nuk është më i miri, por nuk ka më të mirë se ai.

Kësisoj ata përdorin fiks parabolën e Edi Ramës, i cili thoshte gjatë fushatës se, ai dhe socialistët nuk janë më të mirët, por nuk ka më të mirë se ata. Shtoji kësaj ‘vrasjen’ e garës, helmimin e të menduarit kritik që bëjnë këta analistë kur ‘fundosin’ kandidatët e tjerë përballë Bashës si poshtë këtij të fundit.

Kadilli, Harxhi dhe Shehaj mund të jenë deficitarë në raport me Bashën, por ajo që duhet analizuar është se nga vjen ky deficit.

Më e para, nuk është deficit i tyre sa është suficit i Bashës. Por, duhet bërë një dallim, që nuk është dhe aq i hollë, në fakt. Gjithë pesha që i shihet, i mvishet apo e ka Basha në profilin politik, nga i vjen? Nga një investim 17 vjeçar me autor dhe nismëtar Sali Berishën. Mund të thuhet se makineria e rëndë e PD punon për Lul Bashën që prej vitit 2004. Ai është qendërzuar në debat me qëllim që profili i tij të jetë ai i trashëgimtarit të z. Berisha.

Një ndihmesë të dytë, gjithashtu të rëndësishme e ka dhënë edhe kundërshtari. Në politikë, sulmet e kundërshtarit, aq sa të minojnë gjithaq të fuqizojnë. Të paktën në sytë e atyre që nuk mendojnë, në terma të përgjithshëm apo specifikë politikë dhe shoqërorë, si kundërshtari yt.

Njihet aksioma politike se i pari që duhet të ‘të njohë’ dhe të të pranojë si të denjë për rivalitet është kundërshtari yt. Socialistët e kanë patur papushim target z. Basha për çështje madhore, që nga Rruga e Kombit, 21 janari, e me radhë. Duke e njohur si rival ata edhe e kanë profilizuar.

Media ka qenë po aq instrumentale në gdhendjen  dhe rritjen e profilit të Bashës. Herë nën shtysa të njëmendta të rëndësisë së informacionit dhe herë interesash qarkshkurtra ekonomike, Basha ka marrë hapësirën që ka dashur në mediat e Tiranës. Ai ka mundur madje edhe të bllokojë hapësirë mediatike për të papëlqyerit e tij në parti apo jashtë saj. Zyra e Shtypit e PD ka qenë vazhdimisht nën instruksione direkte prej kryetarit, se kush është dhe kush jo në listën e politikanëve që duheshin ‘shpërndarë’ nëpër media.

Ditur këtë superstrukturë, kush mund të thotë nëse Edit Harxhi, Bardh Kadilli dhe Agron Shehaj do të kishin qenë në vendin e Lulzim Bashës, nuk do të kishin të njëjtin profil të lartë. Pasë magazinuar gjithë këto vite në pushtet fizik dhe virtual, a nuk do të shërbeheshin edhe ata me të njëjtat indulgjenca mediatike si Basha, duke u përcaktuar si ‘më të mirët’.

Për t’iu kthyer zanafillës së shkrimit dhe qëndrimeve hipokrite të analistëve, kryesisht të majtë, duhet theksuar se ata bien në paradoks. Jo vetëm kaq, por dëshmojnë se analizën e kanë ose të cekët ose dashakeqe. Për një arsye të thjeshtë: ata që thonë se Basha nuk bën për Kryeministër, humbin të drejtën për të nxjerrë prej analizës përfundimin se i njëjti politikan është më i miri për PD. Çfarë njësie tjetër matëse ka cilësia në politikë përveç pushtetit? Në këtë komponente kyçe Basha ka dështuar të gjitha herët që është përballur me Ramën.

Sa kohë nuk operacionalizon këtë instrument, për çfarë i duhet PD?

Në dëshirën e fshehtë të atyre që thonë se Basha është më i miri për PD, fle pikërisht galdimi për atë çka ai nuk arrin dot: moskonfirmimin në pushtet të Partisë Demokratike.     

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix1 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar1 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar1 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar1 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook