Lidhu me ne

Kioske

Mediat merren me hallet e politikanëve dhe injorojnë dhunën ndaj grave dhe vajzave


Nga Blendi Kajsiu 

Reagimi i shoqërisë shqiptare kundër abuzimit seksual të një vajze ishte një ngjarje e madhe. Qindra gra, vajza, djem e burra dolën të protestonin jo vetëm në Rrëshen, por edhe në kryeqytet e qytete të tjera kryesore të Shqipërisë.

Reagimi masiv, dhe jo për herë të parë ndaj ngjarjeve të tilla, tregon se shoqëria jonë po zgjohet për t’u përballur me plagën e dhimbshme të dhunës dhe abuzimit ndaj grave dhe vajzave shqiptare. Është një nga plagët më të mëdha të shoqërisë sonë sa patriarkale, aq edhe maskiliste që e vuajnë me mijëra gra dhe vajza.

E megjithatë ky problem kaq madhor në mediat tona ose injorohet, ose banalizohet si histori rozë telenovelash. Mjafton të shikosh se në mediat kryesore janë shkruar shumë më tepër artikuj rreth fatit të Berishës javën e fundit sesa mbi dhunën ndaj grave dhe vajzave në dy vitet e fundit.

E ndërtuar për t’u shërbyer interesave të ngushta ekonomike dhe politike më shumë sesa shoqërisë, mediat shpesh janë tërësisht të shkëputura nga realiteti social. Ato e fshehin më shumë sesa e pasqyrojnë këtë realitet, duke i mbivendosur një realitet politik që i shërben politikanëve më shumë sesa qytetarit.

Është një realitet tejet maskilist ku disa meshkuj analistë (siç është edhe autori këtyre radhëve) merren me fatin dhe shqetësimet e disa meshkujve të tjerë politikanë, ku probleme si abuzimi apo dhuna ndaj grave dhe vajzave duken të parëndësishme për mos të thënë të mërzitshme. Edhe kur realiteti ynë i dhunshëm social e ngre kokën me vrasje dhe dhunime makabre vajzash e grash, mediat shpejtojnë t’i transformojnë këto ngjarje në kronika ose telenovela rozë.

Me kë ish lidhur, me kë kish flirtuar, çfarë i kish thënë viktima vrasësit, apo si dhe pse e kish refuzuar. Kështu vëmendja zhvendoset nga fenomeni i dhunës te rrethanat. Për të mos thënë që shpesh faji i faturohet vajzave për mënyrën si vishen, apo se “provokojnë” apo flirtojnë.

U desh një tjetër ngjarje mjaft e rëndë për të kuptuar se abuzimi dhe dhuna ndaj vajzave dhe grave nuk mund të justifikohet. U desh të dhunohej përsëri një vajzë për të ndjerë atë që e dinim të gjithë dështimin e shtetit tonë në çdo qelizë, nga polici dhe drejtësia deri te qeveria për të mbrojtur më shumë se gjysmën e popullatës.

E megjithatë përballë një ngjarje kaq tronditëse reagimi i shtetit dhe i politikës është pothuajse inekzistent. Asnjë prononcim nga Kryeministri jo vetëm për dënimin e ngjarjes, por edhe mbi masat që duhen marrë që të mos përsëriten kaq shpesh dhunime kaq tronditëse. Asnjë reagim i fuqishëm nga opozita për të denoncuar dështimin e shtetit për të garantuar sigurinë e vajzave, grave dhe të miturve.

Me debatet pa fund rreth zgjedhjeve, Ramës, Bashës, Metës apo Berishës realiteti politik duket se gjithnjë e më shumë po i largohet realitetit social. Ai është kthyer në një flluskë, brenda së cilës gjithnjë e më shumë jetojnë mediat dhe politikanët dhe gjithnjë e më pak shoqëria shqiptare. Kjo e fundit tashmë po zgjohet dhe në vend që të mrekullohet nga flluskat e sapunit po proteston për problemet që shqetësojnë atë dhe jo për hallet e politikanëve./ Panorama/

* Titulli origjinal: Shoqëria po zgjohet

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook