Aktualitet
Mandatin e Tom Doshit e merr Jetmira Rraboshta, një emër i mirënjohur për komunitetin shkodran
Jetmira Rraboshta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë zëvëndësimin e Tom Doshit, i cili dha dorëheqjen një ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Mandatin e Doshit do ta marrë Jetmira Rraboshta, e cila ishte renditur e treta në listën e PSD.
Kështu bëri me dije kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi përmes një konference për mediat. Ai shtoi se nga verifikimi i të dhënave të formularit të dekriminlizimit ka rezultuar se Rraboshta nuk ka asnjë dënim penal.
“Vendosim dhënien e mandatit të deputetit të kandidatit të radhës të PSD, Jetmira Raboshta. Ky vendim hyn menjëherë në fuqi dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Vendimi mund të ankimohet brenda 5 ditëve në Kolegjin Zgjedhor”, tha Celibashi.
Rraboshta ka kandiduar për deputete edhe në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës nën siglën e PSD-së. Ajo është edhe pjesë e Këshillit Bashkiak të Shkodrës.
