Lidhu me ne

Mix

Kuriozitete / Përse takojmë gotat kur ngremë dolli?

Why Do We Clink Glasses And Say "Cheers"? Farmers' Almanac

Përplasja e gotave është një veprim i zakonshëm sidomos kur dëshirojmë të ngremë dolli. Pavarësisht se ky veprim bëhet shumë natyrshëm, ka një origjinë tejet të çuditshme që ndoshta nuk e dinit.  

Pavarësisht se origjina e kësaj tradite nuk është shumë e qartë, versioni më i njohur dhe i cili përmendet më shpesh vjen nga shekulli i 4 para Krishtit në Romën e lashtë.  

Sipas të dhënave, që ekzistojnë për këtë periudhë kohore, ishte shumë e përhapur, që gjatë festimeve të mëdha nëse përpiqej dikush të asgjësonte një armik, mundohej t’i helmonte pijen.  

Duke pasur parasysh këtë veprim, që i bënte të gjithë mbretërit dhe fisnikët të ishin dyshues për këdo, lindi një traditë e re, dollia. Pjesëmarrësit në festime, si simbol besimi vendosën të përplasnin gotat fort me njëri-tjetrin, duke bërë kështu, që pija që ndodhej nëpër gota të ndryshme të përzihej.  

Në këtë mënyrë bëhej e qartë, që nuk ishte dëshira e askujt të helmonte dikë, pasi ata që ngrinin dolli ishin duke pirë të njëjtën gjë.  

Sipas opinioneve të disa historianëve të tjerë, dollia ka nisur si praktikë në mesjetë, por me të njëjtin qëllim si në hipotezën e mëparshme. 

Një tjetër hipotezë thotë, që kjo praktikë ka lindur në shoqërinë e Greqisë së lashtë, pasi atje ishte tepër e zakonshme që të organizoheshin festa të mëdha. Madhësia e atyre festave ishte  e atillë që, pjesëmarrësit në festë para se të fillonin të festonin, të hanin e të pinin, i përplasnin gotat me njëri-tjetrin, në mënyrë, që të tërhiqnin vëmendjen e shërbyesve, që kishte ardhur koha të mbusheshin sërish gotat./Culturizando

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Sekreti i dobësimit – Dy gota ujë përpara vakteve

Humbja nga pesha kërkon një angazhim serioz ndaj një stili të shëndetshëm jetese. Ushqyerja e shëndetshme, aktiviteti fizik, gjumi dhe...

Mix14 orë më herët

Kjo mund të jetë arsyeja pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë

Nëse ke humbur ndonjëherë peshë dhe pastaj ke parë me tmerr se si ajo rikthehet me kalimin e kohës, nuk...

Mix16 orë më herët

Të ndarë prej kohësh ‘de facto’, Nora Gega dhe Blendi Klosi firmosin divorcin

Nora Gega dhe Blendi Klosi, deputet i PS-së dhe koordinatori Politik i Qarkut të Dibrës, kanë vendosur t’i japin fund...

Kritike16 orë më herët

Nëpunësit e Autoritarizmit

Shkruar nga Irena Beqiraj Ndaj edhe Marjanat na ofrohen si një realitet alternativ i cili formulohet me kujdes, me ndihmën...

Aktualitet16 orë më herët

Shanset për t’u bërë deputet, 2 mijë kandidatë për 48 vendet e mbetura

2046 kandidatë në zgjedhjet e 11 majit, për 140 vende në parlament, 92 vende të “blinduara” nga PD dhe PS...

Mix16 orë më herët

Forcon kockat dhe shpejton tretjen! Ja 5 arsye pse duhet të hani domate çdo ditë

Domatet janë më shumë se thjesht një shtesë dekorative për sallatat apo sanduiçet tuaja; kjo perime e lëngshme ka përfitime...

Radar17 orë më herët

Arsimi i dobët në Shqipëri do mbajë peng dy gjenerata

Shqipëria renditet ndër vendet me cilësinë më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe në Azinë Qendrore, rajonin...

Mix17 orë më herët

Ellen Pompeo nuk e lejon vajzën të shikojë “Grey’s Anatomy” për shkak të të brendshmeve

Ellen Pompeo nuk e lejon vajzën e saj të vogël të shikojë “Grey’s Anatomy”. Aktorja u shfaq në një episod të...

Mix17 orë më herët

Mund të ketë efekte negative: Ç’duhet të dini për vajin e rozmarinës

Rozmarina është një nga bimët më të njohura në botë, me një mori përdorimesh në sektorët e shëndetit dhe bukurisë....

Radar17 orë më herët

Çfarë dihet deri tani për tragjedinë me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut është tronditur nga një tragjedi e rëndë, pas një zjarri shkatërrues në diskotekën “Pulse” në qytetin e...

Facebook