Lidhu me ne

Mix

Do të bëni Botox për herë të parë? Këto janë disa detaje që duhet t’i dini

Pas një viti mjaft të vështirë pandemik, njerëzit kanë nevojë të ri-freskojnë pamjen e tyre. Perveç ndryshimit të flokëve apo të vetullave, shumë njerëz duan ta ndryshojnë pamjen e tyre, duke hequr rrudhat e moshës ose ato që mund të jenë dhe të parakohëshme.

Dhe për këtë ka vetëm një emër: Botox.

Ju që e keni për herë të parë, keni shumë pyetje në mendjen tuaj rreth këtij trajtimi.

E para dhe më e shpeshta është: a ka efekte anësore?!

Rreziqet nga Botox janë përgjithësisht të vogla. Ashtu si çdo procedurë mjekësore, disa njerëz pas injektimit mund të përjetojnë efekte anësore si dhimbje në vendin e injektimit, të përziera apo simptoma të ngjashme me gripin.

“Deri më tani nuk ka pasur ndonjë rast serioz të infeksionit, dhimbjesh ose ndonjë lloj reagimi ndaj kësaj procedure”, tha Dr. Raffi Hovsepian, një kirurg plastik në Beverly Hills.

Ekzistojnë disa aktivitete që duhet të shmangni pas procedurës.

Procedura do të zgjasë rreth 20 minuta deri në një orë, varësisht nga zona dhe injektimet. Ju madje mund të shkoni në punë menjëherë pas kësaj.

Nëse vendosni të shkoni në shtëpi, mos u shtrini për katër orë, pasi kjo mund të përhapë toksinën në zona të tjera të fytyrës tuaj dhe të inkurajojë mavijosjen. Mavijosjet në vendin e injeksionit mund të ndodhin edhe nëse nuk shtriheni, por shanset janë të vogla. Shmangni pirjen e alkoolit dhe të qenit në nxehtësi për 24 orë pas procedures.

Për sa kohë do të duket plotësisht efekti i Botox-it?

Për fat të keq, vijat tuaja të holla nuk do të zhduken menjëherë pas procedurës. Ndryshimet fillestare nuk shihen të paktën 48 orë pas infeksionit, pasi duhen deri në shtatë ditë që toksina të ndikojë plotësisht në muskujt në fytyrën tuaj. Rezultatet e plota të Botox nuk shihen nga shtatë deri në 10 ditë pas procedurës.

Nuk mund ta ‘zhbëni’ Botox-in tuaj!

Nëse rezultati nuk ju pëlqen, do të duhet të prisni që efektet të ikin natyrshëm. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të shkoni në një klinikë që është profesionale dhe me përvojë.

Merrni parasysh mënyrat e trajtimit: A doni një pamje natyrale apo një pamje të ngrirë, pa lëvizje? Mund të jetë e dobishme të shikoni foto para dhe pas për të përcaktuar se si mund të duken rezultatet tuaja bazuar në pacientët e kaluar.

Kostoja varet nga sa ju injektohet, por edhe nga vendi që zgjidhni.

Pasi të keni parasysh këto detaje, jeni gati për t’i bërë qejfin vetes tuaj dhe për t’u ndjerë më të bukur.

Burimi: HuffPost

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar2 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix2 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske3 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske3 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar3 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix3 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix3 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar3 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix3 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook