Lidhu me ne

Radar

Agron Tufa zbulon dokumentin: Spartak Braho me dy emra

Studiuesi Agron Tufa ka publikuar një dokument ku shihet se Spartak Braho ka ndërruar emrin e tij.

Në një status në Facebook, Tufa, i cili ka mbajtur dhe postin e drejtorit të Institutit për Krimet e Komunizmit, shkruan se në fëmijëri Braho ka mbajtur emrin Zylyftar.

Sipas Tufës, Braho në vitin 1968 ka deklaruar ndryshimin e mbiemrit, nga Zylyftar në Spartak.

“I biri i Ibrahim Brahos, partizanit të orëve më të fundit, Zylyftari, nuk e duroi as 17 vjet emrin e gjyshërve. Kështu, me 1968 ky gjarpër i ri e la lëkurën e vjetër të emrit në gërxhet e vendlindjes dhe duke veshur emrin e ri proletar – Spartak – zbriti ndë qytet. Ish Zylyftar-Zylo-Spartak Braho dha prova se ishte më qen se qeni, qenërisht kafshoi, qençe jetoi, qençe pëshurr në parlament e, me sa duket, qençe do ngordhë i mbuluar me jargë qeni”, shkruan Tufa.

Postimi i Tufës
SHKËLQIMI DHE PSHURRJA E SHOKUT ZYLO-SPARTAK BRAHO
I biri i Ibrahim Brahos, partizanit të orëve më të fundit, Zylyftari, nuk e duroi as 17 vjet emrin e gjyshërve.

Po nxitonte të rritej me vrull revolucionar në shërbim të Partisë, sovjetizimit dhe kinezërimit të vendit. Ëndërronte për karrierë në drejtësinë e partisë, por si mund të bënte përpara me atë emër anakronik? Zylyftar në shkresa, Zylo e thërrisnin gjithandej. Ia plasën shpirtin.

Më kulmin e luftës kundër Zakoneve Prapanike, si mund të futeshe në gjirin e partisë me këtë emër derdimen?

Kështu, me 1968 ky gjarpër i ri e la lëkurën e vjetër të emrit në gërxhet e vendlindjes dhe duke veshur emrin e ri proletar – Spartak – zbriti ndë qytet. Ish Zylyftar-Zylo-Spartak Braho dha prova se ishte më qen se qeni, qenërisht kafshoi, qençe jetoi, qençe pëshurr në parlament e, me sa duket, qençe do ngordhë i mbuluar me jargë qeni..

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10225720670474716&set=a.4552698106709&type=3

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix1 orë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix2 orë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix2 orë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix4 orë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix4 orë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Mix5 orë më herët

Billie Eilish: Dikur e kam urryer emrin tim

Billie Eilish mund të ketë fansa në të gjithë botën që e bërtasin emrin e saj, por nëse do të...

Mix5 orë më herët

Chris Martin rrëfen se vuan nga depresioni, zbulon gjërat që e ndihmojnë

Frontmeni i Coldplay, Chris Martin, së fundmi ndau në Instagram luftën e tij me depresionin dhe se si e menaxhon...

Mix6 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Mix6 orë më herët

Oppo prezanton Pad 4 Pro dhe Watch X2 Mini

Oppo ka zbuluar tabletin Pad 4 Pro me ekran 13.2 inç dhe orën inteligjente Watch X2 Mini me ekran AMOLED...

Facebook