Lidhu me ne

Radar

1951, arratisja spektakolare e 16-vjeçarit Sazan Dema nga Kampi i Tepelenës

Duke ecur në këmbë për ditë e netë të tëra, që nga Tepelena, Sazani kishte mbërritur më në fund në Tiranë tek e motra. Por kjo arratisje kishte vënë në alarm regjimin dhe djaloshin e arratisur , e kishin gjetur dhe  arrestuar në Tiranë.  E burgosin 4 vjet, por pas lirimit Sazani arratiset sërish, këtë herë me sukses dhe mbërrin në Amerikë…

Pas vdekjeve masive të fëmijëve në Kampin e Tepelenës, qeveria shqiptare kishte liruar nga internimi të gjithë fëmijët  që ishin nën moshën 10 vjeç në kamp. Mes këtyre fëmijëve që ishin liruar,  ishte edhe Rudina Dema, vajza e vogël e kolonelit Hysni Dema i arratisur nga vendi menjerë pas Luftës.  Rudina dëshmon se pas lirimit të saj nga kampi i Tepelenës, aty kishte lënë nënën Vafsijen,  motrën Vera dhe vëllain Sazan Dema atëkohë 16 vjeç. I revoltuar që nuk e kishin liruar, Sazani kishte vendosur të arratisej. Duke ecur në këmbë për ditë e netë të tëra, që  nga Tepelena, Sazani kishte mbërritur më në fund në Tiranë tek e motra. Por kjo arratisje kishte vënë në alarm regjimin dhe djaloshin e arratisur , e kishin gjetur dhe  arrestuar në Tiranë.

Në dëshminë e saj për këtë ngjarje, motra e tij  Rudina Dema, thotë:

“Sigurimi e gjeti. Nënën tonë atje në kamp e torturuan, e varën me kokën poshtë dhe i kërkonin se ku ishte djali. Poshtë kokës i kishin vënë një kovë me fekale dhe i thoshin se nëse nuk tregonte se ku e kishte djalin, do t’i përfundonte koka brenda në kovë. Ajo u kishte thënë se aty çdo gjë ishte e rrethuar me tela dhe se ata që dinin e gjenin çdo gjë, duhej ta gjenin djalin e saj. Motra e dytë Vera, u ishte lutur që ta lironin se nëna ishte e sëmurë nga veshkat.

Sazanin e gjetën te motra në Tiranë. E burgosën. Ishte ende fëmijë. Pse e futën në burg sepse kërkonte lirinë, nuk po e duronte dot më jetën e kampit të Tepelenës, i robëruar, i paveshur, i pangrënë, i pashkolluar. Vëllai im bëri 4 vjet burg”.

Ndërkohë në Kampin e Tepelenës, masat ishin shtrënguar shumë pas arratisjes së Sazanit. Shumë shpejt, Sigurimi, do të merrte një grup djemsh , të të njëjtës moshë me Sazan Demën dhe do t’i burgosnin për të shmangur një arratisje të dytë nga kampi.  Të arrestuarit ishin Kurt Kola,  Qemal Dema,  Genc Bajraktari,  Agron Gole,  Aki Alla dhe Gjon Tunxhi.  Si vend dënimi për ta, kishin caktuar burgun e Gjirakastrës. Në librin e  tij me kujtime Kurt Kola shkruan se në atë burg katakomb,  kishin gjetur të burgosur politik, njerëz të rëndësishëm, e që njiheshin me baballarët e tyre. Ata i morën në mbrojtje në atë ambjent të paimagjinueshëm vuajtjeje.

Në foto: Kurt Kola dhe disa prej shokëve të internimit

“Na morën nën kujdestari këta burra idealistë e të kulturuar, e na dukej sikur ishim në kuvend kombëtar, ku qenë mbledhur burrat e mençur e ku diskutoheshin të gjithë problemet e kombit, me faktorë të brendshëm e të jashtëm historikë, politikë e ekonomikë, pozitivë e negativë. Pa përjashtim, të gjithë ishin shëndetligj, të verdhë në fytyrë. Kishin jetuar nën dhe, në ajër të rënduar e të mangët,  në lagështirë, në errësirë t ëplotë, aty ku nuk depërtonte rreze drite në guva të ndara me mure të trashë mbi dy metra. shumë prej tyre ishin bërë astmatikë e vuanin nga çregullimi i frymëmarrjes, sëmurë nga mushkëritë, të tjerë nga turbekulozi dhe gjatë shtatë vjetëve, kishin vdekur, për çdo vit, 20 deri 25 të burgosur”,- kujton Kurt Kola, ndërsa shton se ai dhe 5 shokët e tij do të vijonin më tej një kalvar të gjatë vuajtjesh në kampet burgje, me punë të rënda, derisa do të përfundonin në burgun e Burrelit.

Ndërkohë Sazan Dema ishte liruar pas 4 vitesh burg. Siç dëshmon Rudina, Sazani, e kishte vendosur të arratisej  me çdo kusht nga Shqipëria, ndaj tenton sërish mënjerë sapo lirohet nga burgu.

“Doli nga burgu dhe u arratis nga Jugosllavia. Nuk e duronte dot jetën nën komunizëm sepse e dinte, që një ditë do ta burgosnin prapë. Në atë kohë, na sollën lajmin se na kishte vdekur babai.  Por ndërkohë që ne morëm këtë lajm, Sazani ishte arratisur përsëri. Këtë herë ia doli të largohej. Për shumë vite nuk dinim gjë për të. Vetëm në vitin 1964 na ka ardhur një letër nga vëllai, ku na njoftonte se ishte në Amerikë. Kishte shkuar në Jugosllavi për të kërkuar babanë sepse nuk e dinte që ai kishte vdekur. Pastaj kishte bërë një shkollë ushtarake në Gjermani, e prej andej kishte shkuar në Amerikë“./Kujto.al

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Michelle dhe Barack Obama drejt DIVORCIT?

Në mediet e huaja, kryesisht ato amerikane prej disa ditësh, kanë nisur spekulime për një divorc të mundshëm të ish-presidentit amerikan...

Radar1 ditë më herët

Berlusconi shpiku oligarkinë moderne, Elon Musk po e zgjeron atë

Shkruar nga Francis FukuyamaDonald Trump dhe Elon Musk / Në vitin 2020, ne thamë se platformat e mëdha të internetit...

Mix1 ditë më herët

“S’ka burrë që më rreh mua”, Anita Haradinaj për aludimet: Dy herë jam rrëzuar prej takave

Moderatorja Anita Haradinaj iu është adresuar sërish raportimeve të mediave kosovare disa vite më parë se ajo u dhunua nga bashkëshorti...

Sport1 ditë më herët

Tyson me vetëm një blerje, ka shpenzuar të gjithë 20 milionët e fituar ndaj Jake Paul

Mike Tyson ka shpenzuar thuajse të gjitha paratë që fitoi nga ndeshja e boksit kundër Jake Paul. As nuk pati...

Mix1 ditë më herët

Rivaliteti Bezos-Musk, Blue Origin lëshon në hapësirë raketën New Glenn

Kompania e hapësirës e themeluar nga Jeff Bezos, Blue Origin, ka arritur të lëshojë për herë të parë në orbitë...

Radar1 ditë më herët

“PS merr mbi 50% të votave nëse zgjedhjet bëhen sot, Rama më i pëlqyeri” – Sondazhi

Në sondazhin e kryer nga sondazhisti Eduard Zaloshnja, PS-ja do merrte mbi 50% të votave nëse zgjedhjet do mbaheshin sot....

Radar1 ditë më herët

Marrëveshje 100-vjeçare mbrojtjeje Britani e Madhe-Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka firmosur një marrëveshje 100-vjeçare partneriteti me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në atë që Associated Press...

Kryesore1 ditë më herët

Akuza: Ndaloi djalin e Samir Manes, drejtuesit i bënë presion, polici tentoi vetëvrasjen!

Ngjarja e një polici të hedhur nga një pallat në Tiranë zbulon një situatë të rëndë në këtë vend që po...

Kryesore2 ditë më herët

Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?

Gëzim Mekuli – Njohës i mediave dhe retorikës Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të...

Radar2 ditë më herët

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat...

Facebook