Lidhu me ne

Kryesore

Mendimet e një djali, që së shpejti do të bëhet baba i një vajze!

Nga Artur Hyska

Mendimet e një djali, që së shpejti do të bëhet baba i

Dashtë Zoti, së shpejti do të bëhem babai i një vajze! Jam në një dilemë të madhe sesi duhet ta rrisim fëmijën tonë! T’i themi non stop, se duhet të ketë frikë nga gjithçka, nga shokët në klasë, nga ata që takon në lokal, nga ata që i shkruajnë në insta apo tik tok, nga shikimet e atyre në rrugë??

Mos duhet t’i mësoj bijës sime sesi të ketë kujdes me veshjen, mos të pijë shumë në një party se do abuzojnë çakenjtë, të ketë kujdes kur të shkoj në Dhërmi, të mos përballet me një mashkull se nuk i dihet, çunat janë gjaknxehtë?

Po nëse i dashuri nga xhelozia i ulëret, e godet pastaj i ulet në gjunjë duke qarë me lot krokodili, ta bind në heshtje të mbyllë gojën se i ka dashuria këto, meshkujt njësoj janë, ku do gjesh më mirë?!

A t’i them çdo ditë se duhet të mësojë 10-fish më shumë se meshkujt e klasës, se tregu i punës është diskriminues?!

Apo nëse më thotë një ditë se burri i doli një idiot i dhunshëm, pijanec, t’i them që rri urtë se je me fat mor bab, e ke një burrë, mos na fëlliq të ndahesh tani! Shif ç’bëhet vërdallë, ka dhe më keq!

Unë s’dua ta rris me frikë vajzën time! Frika pjell frikë dhe ndërtohet një vorbull që sjell veç errësirë! Unë dua që goca ime të jetë e lirë, të ketë guxim, të bëj gabime, të rrëzohet, të ringrihet, të vuaj për dashurinë, të qaj për një mashkull që mund t’i thyej zemrën! Ama ta zgjedh vet dreqi ta hajë. Ta bëjë nga dashuria!

Por për tango duhen dy njerëz, duhet edhe djali… Une e di që asnjë prind nuk e çon në mend që djali i vet të kthehet në një mostër që përdhunon vajza, që shantazhon fëmijë për t’i abuzuar seksualisht! Unë e di që shumë prindër sot për hir të jetës së vështirë, kushteve ekonomike, injorancës, padijes për botën komplekse që jetojmë, etj, refuzojnë të përballen me fëmijët e tyre, për t’i kuptuar, njohur, zbutur instiktet ose edukuar me durim, duke e zgjedhur heshtjen ose dhunën! Pasojat janë këto që po jetojmë…

Kur ti rrit një djalë të mirë, nuk i shërben vetëm vetes, i shërben shoqërisë, e bën botën një vend më të butë, më njerëzor! Hallet nuk mbarojnë prindër të dashur, por në një moment mendo, kur të ikësh nga kjo botë do të mbahesh mend si:

A) Prindi i një pedofili, përdhunues fëmijësh?

B)Prindi i nje djali që ju ul në gjunjë asaj vajze që vërtet donte, i tha të dua dhe e trajtoi gjithë jetën si gjysmën e tij më të mirë?

P.s Dhe mos harroni, nuk ka krijesa më magjike se vajzat dhe gratë!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar3 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix3 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix3 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook